Shqiperia, sot per ta mbyllur me nder

Jeton Selimi, Koha Jone
Kuqezinjte, e drejtuar nga Oto Baric, do te zhvillojne sot ne stadiumin "Lia Manoliu" te Bukureshtit ndeshjen e fundit te eliminatoreve, te vlefshme per evropianin Austri-Zvicer 2008. Ndeshja Rumani-Shqiperi, do te shenoje edhe fundin e odisese dyvjecare kuqezi, ku Kombetarja eshte perfaqesuar denjesisht ne pjesen derrmuese te takimeve.
Si rralle here, Shqiperia ka arritur te marre 5 barazime (rekord ne grup), duke barazuar dy takime dhe duke humbur 4 te tjera ne nje total prej 11 ndeshjesh dhe me nje golavarazh 11-12. Nje ecuri mjaft e mire dhe qe ngroh, sidomos po te mendosh faktin qe ky eshte edicioni i dyte radhazi, ku kuqezinjte arrijne te kalojne kuoten e 10 pikeve. Ne eliminatoret e Boterorit Gjermani 2006, Shqiperia e drejtuar nga Brigeli koleksionoi 13 pike. Dy vite me pas, kuqezinjte e Baricit, kur mungon 1 ndeshje, kane arritur 11 pike, por perfaqesimet e tyre kane qene me te mira sesa me Brigelin, kjo sepse 5 barazimet ngrohin me shume sesa 2 fitore me shume qe ka Brigeli kundrejt Baricit, per te mos theksuar me pas qe Baric ka nje vazhdimesi rezultatesh pozitive me te mira se gjermani.
Rumani-Shqiperi do te jete sfida e 13 mes dy skuadrave. 12 takimet e para tregojne nje dominim te forte te rumuneve. Trengjyreshit kane arritur te fitojne 9 takime ndaj vetem 2 te Shqiperise, ndersa nje ndeshje eshte mbyllur ne barazim. Fitoja e fundit e Shqiperise daton me 2 maj te vitit 1948, ose gati 60 vjet me pare. Edhe golavarazhi eshte thellesisht ne favor te Rumanise, ku 6 golat e pesuar nga Shqiperia nuk jane hic asgje perballe 30 rrjetave te tundura prej tyre. Ne takimin e pare te zhvilluar ne Tirane, Rumania ka fituar 2-0. Sot Shqiperia do te tentoje ta thyeje tabune "Rumania" dhe te mbylle me nder eliminatoret e Euro 2008.
Rumani-Shqiperi 17:00
Formacionet e mundshme
Shqiperia 4-4-2: Beqaj, Lila, Dede,Curri, Haxhi, Lala, Duro, Bulku, Skela, Bogdani, Kapllani
Trajner: Oto Baric
Rumania: Lobont, Ogararu, Tamas, Goian, Rat, Fl.Petre, Margaritescu, Cocis, Dika, Marika, D.Nikulae.
Trajner: Viktor Picurka
Gjyqtare: Trivkovic, Novosel, Dujela (KRO)
Stadium: "Lia Manoliu", Bukuresht
Kapaciteti: 60120 vende (ulur)
Bilanci, 12 ndeshje
Fitore Rumania 9
Barazime 1
Fitore Shqiperia 2
Golavarazhi: 30-6