E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria humbet me Greqinë, Sukaj tjetër gol

Shqipëria U-21 edhe pse u mposht me vështirësi në "Apostolodhos Nikolaidhis" me rezultatin e ngushtë 2-1 me Shpresat e Greqisë la një përshtypje shumë të mirë, në ndeshjen e shtatë të saj për eliminatoret e Kampionatit Europian 2009. Sulmuesi Xhevair Sukaj shënoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1 në minutën e 38-të, duke vendosur ekulibrat në fushë pas golit të realizuar me penallti nga na e Hristodopulos (28'). Për shkodranin ku është goli i tij i katërt në kualifikuese, pas 3 golave kundër Ishujve Faroe katër ditë më parë. Pjesa e parë u mbyll e barabartë, ndërkohë që në pjesën e dytë, Kosta Mitroglu me golin e tij në minutën e 54-t i dha fitoren Greqisë U-21, për ta ngjitur në vendin e tretë me 13 pikë, tre më shumë se Shqipëria (10).
Gjatë takimit gjyqtari Banari (Moldavia) ndëshkoi me karton të verdhë Sukajn, Arifaj dhe Progrin.
Shtypi grek ishte kritik për paraqitjen e vafër të përfaqësues helene. Grupin I kryeson Italia me 19 pikë (7 ndeshje), që fitoi me rezultatin e ngushtë 0-1 me Ishujt Faroe në transfertë. Edhe Kroacia e vendit të dytë fitoi po 0-1 në Azerbajxhan.
Trajneri i Shpresave, Artan Bushati u shpreh për faqen zyrtare të Federatës Greke të Futbollit, epo.gr: "Ndeshja nuk pati rezultatin që dëshironim. Kishim disa lojtarë që nuk ishin në formë në ndeshjen e sotme. Falënderojmë federatën greke për pritjen miqësore të saj dhe në Shqipëri do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të bërë të njëjtën gjë".
Nga ana e tij trajneri i Greqisë U-21, Nikos Nioplas u shpreh pas ndeshjes: "Rezultati i takimit ishte i drejtë. Në pjesën e parë përpjekjet tona nuk u konkluduan. Në pjesën e dytë ishim më mirë. Kundërshtari kishte një ekip të mirë dhe bëri një një ndeshje të madhe. Patëm pak frikë për ndeshjen, kjo e ndikuar edhe nga humbja me Kroacinë. Për fat të mirë patëm një fund të lumtur".
Greqia U-21-Shqipëria U-21 2-1
Shënues: Hristodopulos 28' (p), Mitroglu 54'/ Sukaj 38
Greqia: Panagopulos, Maniatsis, Moniakis, Papastopoulos, Rika, Dhimutsos (46' Petropoulos), Iliadhis, Hristodhulopulos (91' Plusis), Aravadhis (81' Marinas), Mitroglu. Trajner: N.Nioplas
Shqipëria: Koliqi, Arapi, Guga, Arifaj, Abilaliaj (58' Kani), Malindi (85' Zeqiri), Sefa, Sukaj (91' Vila), Lika, Progri, Fagu. Trajner; A.Bushati
U-21, Grupi 1
Azerbajxhan-Kroaci 0-1
Ishujt Faroe-Itali 0-1
Greqi-Shqipëri 2-1
RENDITJA
Italia 7 19
Kroacia 8 18
Greqia 7 13
SHQIPËRIA 7 10
Ish.Faroe 8 3
Azerbajxhani 7 1
Në fazën e plej-ofit kalojnë 10 ekipet e para të grupeve dhe katër vendet më të mira të dyta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›