Oto Bariç në gjurmët e Hans Peter Brigel, publikon listën e Kombëtares me faks

Trajneri më i moshuar në botën e futbollit, kroati 74-vjecar që ka fatin të drejtojë Shqipërinë e "topit", ka publikuar listën prej 22 lojtarësh që do të jenë pjesë e formacionit kuqezi në miqësoren modeste kundër Republikës së vogël të San Marinos, e programuar më 16 gusht 2006, ora 20.30. Një listë e publikuar nga zyrtarët e FSHF-së, shefi i Sektorit të Ekipeve Kombëtare, "i palodhuri" Besnik Cela dhe jo nga trajneri Baric, sic do të ishte normale në këtë rast, ku dhe gazetarët do të zbardhnin disa "enigma" rreth arsyetimeve të kroatit..
Një listë me pak ndryshime nga ai "tip" i përdorur nga Brigel, dhe që në vështrim të parë duket se është përgatitur me kujdes nga zyrtari i Sektorit të ekipeve Kombëtare të FSHF-së, ku janë plotësuar edhe disa amanete të lëna nga ish-trajneri i Kombëtares, gjermani Hans Peter Brigel, në rastin e mospërfshirjes së disa lojtarëve.
Rekordmeni shqiptar për sa i përkët shënimit të golave, Alban Bushi (14 gola, 54 ndeshje), nuk është thirur edhe pse futbollisti me përvojë ndërkombëtare gati 11-vjecare është në një moshë me 33-vjecarin Tare që ka shënuar vetëm 9 gola në 63 ndeshje. Është e natyrshme edhe të mos thirret "Loku", por dhe Erjon Bogdani (7 gola, 29 ndeshje), Edmond Kapllani (asnjë gol në 4 ndeshje), Hamdi Salihi (vetëm disa minuta) do ta kishin kënaqësi të luanin pranë rekordmenit shqiptar, që kohë më parë kritikoi gjermanin Brigel në një të përditshme sportive. Mosthirja e Florjan Myrtaj (30 vjec, 26 ndeshje, 3 gola) mund të konsiderohej një normalitet edhe për vetë faktin se vlonjati ende nuk e ka gjetur "strehën" e tij të re, por jo e Bushit.
E reja e dytë e "hidhur" është rilargimi i portierit më të mirë shqiptar për momentin, Arjan Beqaj, i cilësuar si më lojtari më i mirë shqiptar sezonin e kalur në kampionatin grek, dhe tashmë titullar i padiskutueshëm me ekipin qipriot, Anorthosis Famagusta. 31-vjecari Beqaj, (9 vjet më i ri se portieri legjendar Foto Strakosha, kur ai dorëzoi dorezat) duket se vuan ende nga prapaskenat e FSHF-së, se zor se besohet se kroati Oto Baric, që e njeh Shqipërinë "kuqezi" nga kasetat, të refuzonte edhe ndonjë konsideratë të trajnerit të ri të portierëve, Foto Strakosha, për kolegun e tij Arjan Beqaj.
E treta e pabesueshme, është mosthirrja e mesfushorit Debatik Curri. Të gjithë gazetarët sportivë do ta kujtojnë me siguri një editorial të një prej gazetave më të mëdha sportive në Shqipëri, "Sport Ekspres", që celi gazetën me titullin trishtues "Curri dhe hic", duke iu referuar ndeshjes mjeruese së përfaqësueses somë me Gjeorgjinë (0-0), dhe ku e vecanta e ndeshjes ishte zbulimi i Debatik Currit, i konsideruar një Lorik Cana i ri. Të larguar mund të konsideroren edhe Endri Vrapi, Ardit Beqiri të pëlqyer nga Brigel.
Një tjetër fakt nga lista prej 22-lojtarësh e hartuar dhe firmosur nga Baric është se në të marrin pjesë 9 lojtarë që luajnë në kampionatin shqiptar: Arjan Pisha, Klodian Duro, Devi Mukaj, Hamdi Salihi (të gjithe te Tirana), Ilion Lika dhe Erion Xhafa (të dy të Dinamos) si dhe Tefik Osmani (Besa).
Nga lojtarët e huaj, tre luajnë në Ukrainë: Armend Dallku (Vorskla Poltava) dhe Elvin Beqiri (Metalurg Donetsk), Blendi Shkëmbi (Metalurg Zaporozhje); në Gjermani janë sulmuesit Edmond Kapllani (Karlsruhe) dhe Bekim Kastrati (Eintraht Braunshvajg). Në Itali janë Erion Bogdani (Siena), 19. Igli Tare (Lacio) dhe në Belgjikë e Francë, Besnik Hasi (Lokeren) dhe Lorik Cana (Olimpik Marsejë).
E vecanta e përfaqësueses është thirja e lojtarëve pa skuadër: Adrian Aliaj, Ervin Skela, Edvin Murati dhe Dorian Bylykbashi.
Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e parë miqësore nën drejtimin e trajnerit Oto Baric, ndërkohë që më 2 shtator do të jetë mysafire në Minsk të Bjellorusisë për të nisur zyrtarisht fushatën kualifikuese për Euro 2008. Pas Bjellorusisë së largët, më 6 shtator në një stadium tërësisht të rikonstruktuar do të përballet me Rumaninë në "Qemal Stafa". Dy ndeshje të vështira, që 74-vjecari Oto Baric, i mbiquajtur "Oto Maksimum", nuk dëshiron të mbetet pa pikë.
Franc Hoxha
* * *
Lista e Kombëtares
Portierë
1. Ilion Lika (Dinamo), 2. Isli Hidi (Tirana)
Mbrojtës
3. Tefik Osmani (Besa), 4. Armend Dallku (Vorskla Poltava), 5. Erion Xhafa (Dinamo), 6. Elvin Beqiri (Metalurg Donetsk), 7. Adrian Aliaj (Pa skuadër), 8. Lorik Cana (Olimpik Marsejë), 9. Arjan Pisha (Tirana)
Mesfushorë
10. Klodian Duro (Tirana), 11. Ervin Skela (Pa skuadër), 12. Edvin Murati (Pa skuadër), 13. Devi Mukaj (Tirana), 14. Altin Lala (Hanover), 15. Altin Haxhi (Ergotelis), 16. Besnik Hasi (Lokeren), 17. Blendi Shkëmbi (Metalurg Zaporozhje)
Sulmues
18. Erion Bogdani (Siena), 19. Igli Tare (Lacio), 20. Edmond Kapllani (Karlsruhe), 21. Hamdi Salihi (Tirana), 22. Dorian Bylykbashi (Pa skuadër), 23. Bekim Kastrati (Eintraht Braunshvajg)