E Diel, 1 Nëntor 2026

Atletikë/ Evropiani i Goteborgut. Klodiana Shala, rekord kombëtar në 400 metra

Edicioni i 19-të i Kampionatit Evropian i atletikës që po zhvillohet në Goteborg të Suedisë nga datat 7-13 gusht në stadiumin "Ullevi", dhuroi një rekord kombëtar shqiptar, të arritur nga atletja më e mirë shqiptare, rekordemenia e njohur Klodiana Shala, që ka mbajtur në fanelën (bib) e aktivitetit numrin 1005.
Sot në mëngjes të Klodiana Shalës në baterinë eliminatore në 400 metra. Midis shtatë pjesëmarrësve në baterinë e dytë, me rezultate shumë cilësore, atletja jonë më e mirë, arrin një rezultat të lartë dhe pse del e gjashta: 52.86 sekonda, që përbën dhe një rekord kombëtar. Rekordi i mëparshëm Kombëtar që mbahej po nga Shala ishte 53.02
sekonda. Fituesja në këtë bateri bullgarja Vanja Stambolova arriti kohën më të lartë 50.39 sekonda, dhe pas saj bjellorusja tjerër Ilona Usovic me kohën 51.34 sekonda. Dhe pse me një rezultat shumë të lartë, rekord kombëtar, atletja jonë nuk arriti të kualifikohet për në gjysmëfinale, vetëm për një vend. Në baterinë e dytë, bën pjesë sportistet e njohura, bullgarja, Vania Stambolova dhe si dhe bjellorusja Ilona Usovic, por dhe ukraniasja Natalia Pihida, italiania Daniela Reina e polakja Grazyna Prokopek. Shala, la pas atleten vendase, suedezez Beatris Dahlgren që arriti një kohë prej 53.52 sekonda nga 52.86 që arriti Shala. Atleti shkodran Admir Bregu, i cili kunkuroi dje, në baterinë ku mori pjesë, doli në vendin e 11-të midis 13 pjesëmarrësve me rezultatin 7.53 metra.
Kampionatit Evropian i atletikës në Goteborg është një kompeticon që lindi 72 vjet më pare, më 1934, në Torino, por me të vecantën se pjesëmarrësit ishin vetëm meshkuj. Në Vjenë menjëherë, atletet femra zhvilluan të parin evropian duke dhënë kështu një format të përcarë të atletikës. Vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, më 1946 në Oslo unifikohet evropiani i atletikës i kohës moderne. Dhe dje në Goteborg ka filluar edicioni i 19-të i atletikës evropiane me një rekord të vogël sinjifikativ: 130 atletë nga 48 vende të kontinentit të vjetër. Mungojnë vetëm Armenia dhe Lihteshtejn. Për herë të pare Serbia dhe Mali i Zi konkurrojnë si skuadra të ndara me flamuj të vecantë.

Rezultatet e Baterisë ku mori pjesë Klodiana Shala

Vendi, Bib, Atletia, Vendi,Rezultati
1 1069 Stambolova, Vanya (Bullgari), 50.39 K
2 1054 Usovich, Ilona (Bjelloruis), 51.34 K
3 1747 Pyhyda, Nataliya (Ukrainë), 51.98 K
4 1429 Reina, Daniela (Itali), 52.07 (KList)
5 1529 Prokopek, Grazyna (Poloni), 52.21 (KList)
6 1005 Shala, Klodiana (Shqipëri),52.86 Rekord Shqiptar
7 1695 Dahlgren, Beatrice,(Suedi)53.52

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›