Rrikthehet Burreli ne Kategorinë e Parë

Sot, rreth orës 20, drejtuesit e Klubit të Burrelit kanë mësuar lajmin që e prisnin prej 10 muajsh. Skuadrës i është falur dënimi i dhënë nga Komisionet e FSHF dhe do të ketë të drejtë të luajë atu ku luante sezonin e kaluar futbollistik. Lajmin e vecantë e bëjnë publike burime pranë Presidentit të Futbollit të Burrelit, Murat Koliqi dhe Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Qemal Minxhozi. " Ishim interesuar prej kohësh deri ku kishte mbërrirë cështja Burreli, thonë burime pranë ekipit. Nuk na u tha kurrë qartë dhe prerë kur ishte. Gëzim në radhët e tifozëve, drejtuesve të futbollit dhe futbollistëve të Burrelit.Sot dhjetra tifozë dhe sportistë janë bashkuar pranë rezidencës së Presidentit të futbollit Murat Koliqi dhe i janë gëzuar rikthimit sërish në Kategorinë e Parë. "Ne, thanë futbollistët, nuk kemi patur asnjë faj për ndëshkimin që na dha Federata e Futbollit. 90 minutat e takimit me Shijakun përfunduan pa asnjë problem. Pas ndeshjes vërtetë ndodhi incidenti tashmë i njohur me Shefin e gjyqtarëve, porn e jo vetëm e dënuam aktin, por njëkohësisht vajtëm në shtëpinë e Memës dhe i kërkuam ndjesë, packa se këtë gjë e kishim bërë me anë të medias disa herë". Është shpejt të mësojmë se kush e ka përfaqësuar KAS-in në këtë "duel" të saj me FSHF-në, por burime të besueshme saktësojnë se Burreli rikthehet aty ku ishte dha i ka të gjitha mundësitë të bëjë emër në kampionatin shqiptar të futbollit. " Ishim pesimistë, thonë futbollistët më me përvojë të Burrelit. Mendonim se cështja nuk ishte dërguar atje, por tani që vendimi është marrë në favorin tonë bindemi se FSHF nuk e kishte mbajtur vendimin e KAS-it në sirtaret e saj. Gëzohemi se e drejta ishte në anën tonë". Të tjerë drejtues të Klubit thonë se ky lajm i mirë na jep forca dhe energji të nisin që tani përgatitjet për kampionatin e ardhshëm. Do të rikthehen të gjithë futbollistët që treguan klasin e tyre me Burrelin". "Nuk do të kishte kuptim kampionati i ardhshëm pa skuadrën tonë, thonë tifozë burrelas".