E Diel, 1 Nëntor 2026

"Otranto II", dënohen pesë skafistët shqiptarë

Ishte mesnata e 4 majit kur 20 klandestinë shqiptarë ishin nisur me një gomone drejt brigjeve të Italisë, në kërkim të një jete më të mirë. 15 prej tyre nuk arritën dot në anën tjetër, pasi barka u përplas me një motovedetë italiane dhe u përmbys. Ngjarja u cilësua tetë vite më parë si një Otranto e dytë. Vetëm dje, pas tetë vitesh, gjykata italiane ka dhënë dënim me nga 12.5 vite burg për pesë skafistët që provokuan këtë tragjedi. Media italiane tha se Gjykata në Leçe ka dënuar dje me nga 12.5 vite burg secilin nga pesë skafistët që provokuan tragjedinë e rëndë të 4 majit në vitin 2000, kur përmbysja e një gomoneje në afërsi të brigjeve italiane shkaktoi 15 viktima. Pesë skafistët u gjykuan në Itali nën akuzat e favorizimit të trafikut të paligjshëm dhe mbytje të qëllimshme të gomones. Ngjarja e rëndë ndodhi natën e 4 majit të vitit 2000, kur një gomone u përmbys në ujërat e Adriatikut, pasi u përplas me helikën e një motovedete italiane. Dëmtimi i gomones shkaktoi 15 viktima, ndërkohë që në bordin e saj ndodheshin 31 klandestinë shqiptarë, 20 nga të cilët nga Shkodra. Ngjarja u cilësua tetë vite më parë si një Otranto e dytë. Prej kohësh, të afërm dhe familjarë të viktimave kanë kërkuar zbardhjen e tragjedisë së rëndë pas një procesi që në shtetin italian zgjati për vite me radhë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›