"Viktima" e Çernobilit, në dorën e 9 mjekëve shqiptarë
Koha e mbajtjes së biberonit, gishtit në gojë kur jemi të vegjël mund të sjellë pasoja të mëdha në pamjen e jashtme, duke çuar në deformim serioz të nofullave apo qiellzës. Anomalitë e këtyre organeve: nofullave, hundës, qiellzës, buzës, janë aq shqetësuese për pacientët dhe familjarët e tyre sa arrijnë të kenë vendimmarrje në të gjitha fushat e jetës. Këto anomali na krijojnë ngërç, shqetësime dhe mungesë sigurie në vete.
Një problem të tillë e ka vuajtur në heshtje 22-vjeçarja nga Vlora, Luela Osmanaj, e cila ka lindur me një deformim të nofullës, anomali që e ka shqetësuar "në heshtje", përgjatë gjithë këtyre viteve. Pak ditë më parë, ajo ka kryer një nga ndërhyrjet më të vështira kirurgjikale, por që ka rezultuar me sukses.
Të paktën ajo dhe prindërit e saj janë të kënaqur nga rezultati i arritur. Tashmë Luela do të jetë më e qetë dhe më e kënaqur nga paraqitja e saj. Prindërit e saj falënderojnë mjekët që e morën përsipër një operacion të tillë, ndërsa mjekët falënderojnë pacienten për besimin që i ka dhënë në kohën kur doktorët janë figura më e diskutuar gjatë kësaj periudhe.
Operacioni
"Vajza ka pasur një anomali të lindur të nofullave. Ditën e enjte ne e kemi operuar atë dhe gjithçka ka shkuar mirë. Rezultati ka qenë i kënaqshëm si për pacienten dhe familjarët, ashtu edhe për mjekët, të cilët kanë realizuar një nga dhjetë operacionet e rralla të kryera gjatë viteve të fundit", u shpreh Ramazan Isufi, shef i shërbimit të kirurgjisë maksilo-faciale, në spitalin "Nënë Tereza". Sipas tij, ky operacion i vështirë, është kryer nga një staf prej 9 vetash, përfshi këtu mjekë, infermierë, specializantë. Ndërhyrja kirurgjikale ka mbaruar për rreth katër orë. Mesatarja e një operacioni të tillë është rreth gjashtë orë. Duke lënë veç trashëgiminë apo probleme të tjera, të cilat nuk i kemi në dorë, deformimet mund të fitohen edhe me mënyrën e jetesës. "Anomalitë mund të vijnë si pasojë e trashëgimisë, mund të fitohen gjatë jetës, biberoni apo gishti në gojë i mbajtur për një kohë të gjatë, goditjet, apo traumat", sqaron Isufi. Sipas tij, shumica e pacientëve që i drejtohen për ndihmë shërbimit të kirurgjisë maksilo-faciale janë të ndërgjegjshëm se ajo do t‘i ndryshojë jetën.
"Në disa raste, pas operacionit, prindërit nuk i njohin më fëmijët e tyre, pasi ndryshimi është i madh", thotë mjeku.
Babai i 22-vjeçares thotë se në kohën kur lindi vajza e tij, në vitin 1987, në të njëjtën ditë, në maternitetin e Vlorës, lindën rreth 10 fëmijë me anomali. Sipas tij, këto anomali mund të jenë edhe si pasojë e Çernobilit. Ashtu si 22-vjeçarja, e cila lindi me anomali, asokohe edhe shumë fëmijë të tjerë kanë rezultuar me deformime në lindje.
Kirurgjia
Kirurgjia maksilo-faciale trajton të gjithë ata persona që kanë probleme në anomalitë e fytyrës, qiellzës, buzës, nofullave, hundës, tumoret. Godina e këtij shërbimi është rikonstruktuar tre vjet më parë dhe ky pavijon konsiderohet si një ndër repartet më të pastër për sa i takon higjienës. "Pavarësisht kushteve të vështira, kemi arritur të sigurojmë pajisjet e nevojshme nga spitalet ‘mike‘ për të realizuar këto operacione", thotë shefi i kirurgjisë, Isufi.
Radioaktiviteti
Shpërthimi i Çernobilit
Njëzetedy vjet më parë, në Ukrainë ndodhi katastrofa bërthamore e Çernobilit. Me renë e saj radioaktive ndoti një pjesë të madhe të Evropës. Shpërthimi i reaktorit numër 4 të centralit bërthamor shkaktoi 31 viktima, por të goditur nga vala e radioaktivitetit u llogaritën 300 mijë vetë. Të dhënat e disa agjencive theksojnë se janë gati 3300 persona që kanë gjetur vdekjen nga kanceri radioaktiv, i shkaktuar nga shpërthimi i Çernobilit. Problemi i mbetur nga katastrofa mund të jetë edhe dhjetë herë më i madh. Shpërthimi ka qenë një tërmet që ka goditur zonën e katastrofës pas shpërthimit, duke lënë pluhurin radioaktiv ende në sipërfaqe.
Katastrofa e Çernobilit tërhoqi vëmendjen e tërë botës. U përhapën erëra rrezatimi të rrezikshëm për shëndetin e njerëzve në gjithë Evropën. Sipas fizikanëve, Çernobili nuk ka pasur ndikim të madh në vendin tonë, por sipas hipotezave të disa mjekëve, "pacientët" e Çernobilit do të jenë të pranishëm edhe në vitet e ardhshme.
Kirurgjia
Problemet e paraqitjes
Paraqitja e jashtme dhe estetika nuk janë gjithçka, por nëse nuk rezultojnë t‘i kemi ato në përmasa normale mund të shqetësohemi pjesën më të madhe të kohës. Për të sistemuar problemet me estetikën, në mënyrë të veçantë me defektet e lindura, na vjen në ndihmë kirurgjia speciale. Kjo lloj kirurgjie kryhet në disa faza në vendin tonë. Kirurgjia e dy nofullave është një nga më të vështirat. Ajo ka nisur të realizohet në spitalin "Nënë Tereza". Në fillim këto ndërhyrje kryheshin nën asistencën e disa kirurgëve gjermanë, ndërsa kohët e fundit këto operacione janë realizuar 100 për qind me staf shqiptar. Pacientët, të cilët nuk kanë mundësi ekonomike për t‘u trajtuar në spitalet jashtë vendit, tashmë mund ta kryejnë operacionin në Shqipëri. Një listë e gjatë anomalish trajtohen nga kirurgjia maksilo-faciale. Po ashtu, një listë tjetër operacionesh plastike kryhen në shërbimin e Djegie-Plastikës, pak hapa më larg.