E Diel, 1 Nëntor 2026

Shuster, e ardhmja vendoset në dhjetor

Ramon Kalderon do të vendosë rreth së ardhmes së trajnerit Bernd Shuster te Reali i Madridit përpara asamblesë vjetore të klubit, që do të mbahet më 7 dhjetor. Sipas lajmeve nga Gadishulli Iberik, presidenti "merengues" kërkon t‘i shpëtojë akuzave të tifozëve për ecurinë e dobët të skuadrës dhe po bën të pamundurën që vëmendja të qëndrojë te trajneri gjerman. Kalderon dhe Mijatoviç do të vendosin rreth Shusterit gjatë ndeshjes me Rekreativon, ku presin të shohin më parë reagimin e publikut.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›