Marçelo Lipi, një hap larg historisë
Në miqësoren e së mërkurës me Greqinë, Marçelo Lipi mund të hyjë në historinë e Italisë. Në rast se "axurrët" nuk do të humbasin, trajneri do të vendosë rekordin me 31 ndeshje radhazi me rezultat pozitiv. Momentalisht ai ndodhet në kuotën e 30 ndeshjeve pa humbje, njësoj si Vitorio Poco, tekniku i vetëm italian që ka arritur të fitojë dy tituj kampionë bote. "Do të më pëlqente ta arrija këtë objektiv dhe emocionet nuk mungojnë, pasi në këtë mënyrë do të hyj në histori. Ndihem me fat", tha Lipi.