Rendi, PS kerkon doreheqjen e Nokes Rozeta Rapushi
Partia Socialiste nuk pranon te shqyrtoje ne Komisionin e Sigurise Parlamentare ndryshimet ne ligjin “Per Armet”, nese me pare Ministri i Brendshem, Flamur Noka, nuk raporton per situaten kriminale ne vend. Madje anetaret e majte ne kete komision, kerkuan edhe doreheqjen e ministrit Noka si dhe te drejtuesve te larte te Policise se Shtetit. Menjehere ne nisjen e mbledhjes se djeshme, deputeti socialist, Gazmir Bizhga, akuzoi se situata kriminale eshte shume e renduar dhe nuk mund te diskutohen ceshtje te tjera. “Ka nje situate kriminale te renduar ne vend. Po vriten policet e shtetit shqiptar rrugeve. Propozimi im eshte ky, ne nuk miratojme dot asnje ligj, persa kohe ne nuk kemi nje informacion te plote se cfare po ndodh sot me Policine e Shtetit. Dhe ky projektligji “Per Armet” qe po beni per te ruajtur ministrat e deputetet, eshte zero. Besoj se ka ardhur koha qe Ministri i Brendshem dhe Drejtori i Policise se Shtetit, te japin doreheqjen”, - kerkoi Bizhga. Por sipas Kryetarit te Komisionit, Leonard Demi, ceshtja per diskutim eshte teresisht tjeter. “Mos hyni ne politike ju lutem, te bejme detyren. Ministrit te Brendshem ja kemi bere ftesen, ishte ketu para dy javesh, do te vij serish shume shpejt”, - tha Demi. Por nderhyrja e kryetarit nuk mjaftoi per nderprerjen e debateve dhe rikthimin ne shqyrtimin e projektligjit “Per Armet”. “Situata kriminale ka dale jashte kontrollit, vetem dy dite me pare u vrane tre persona. Situata kriminale eshte e renduar dhe mazhoranca duhet ta marre me seriozitet”, - vijoi Bizhga. Nderkohe qe socialistet ne teresi jane kunder projektligjit “Per Armet”. Socialistet kane votuar kunder ne Komisionin e Ligjeve dhe ate te Integrimit, per kete projektligj dhe tashme ai ka mbetur i hapur ne proces shqyrtimi, vetem tek Komisioni i Sigurise, i cili eshte edhe komisioni pergjegjes. Me konkretisht, deputetet e majte jane kunder nenit 18 te projektligjit, qe pajis me arme zyrtaret e larte te shtetit, ministra, deputete, anetare gjykatash, etj. “Politikanet, duke perfshire dhe shoferet e tyre nuk kane pse te armatosen. Legjislacioni shqiptar krijon siguri per personat qe jane te rrezikuar seriozisht dhe kjo provohet fare mire. Ka nje kallezim, jane organet shteterore, eshte prokuroria, vihen masat mbrojtese. Edhe personalitetet, si Keshilli i Ministrave, deputete, etj jane te mbrojtur. Eshte absurde qe te imagjinoni nje anetar te Gjykates Kushtetuese me pistolete, me arme. Neni duhet te hiqet nga projektligji”, - u shpreh dite me pare deputeti socialist, Arben Isaraj. Nga ana tjeter, socialistet shprehen rezerva per nenin se si klasifikohen armet ne Shqiperi. Ata duan qe cdo arme e re qe do te perdoret dhe do te futet ne Shqiperi te percaktohet nga Parlamenti dhe jo nga Qeveria.