E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ovrebo pranon gabimin

Tom Henning Ovrebo ka pranuar se ishte dashur të anulonte golin e fitores së Miroslav Kloses për Bayern Munichun kundër Fiorentinës të mërkurën. Paraqitja e Ovrebos oshte kritikuar ashpër. Gobbi u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari norvegjez, ndërsa Miroslav Klose mori vetëm të verdhë për një ndërhyrje të ashpër me të dyja këmbët. Më pas shënoi golin e fitores në minutën e fundit nga pozita e qartë jashtë loje.

Ovrebo ka pranuar se goli nuk është dashur të pranohej. “Bazuar në fotografitë dhe informacionet që kemi marrë, ishte e qartë se është dashur ta vërejmë se ishte pozitë jashtë loje”, tha gjyqtari 43 vjeç për televizionin norvegjez TV2. “Por, fatkeqësisht ne nuk e kemi vërejtur këtë në fushë. Bazuar në këshillat që kam marrë nga asistenti im, kam vendosur të pranoj golin dhe është përgjegjësi e imja. Gjithmonë marr këshillën e asistentit, por unë jam ai që marr vendimin përfundimtar. Fotografitë më vonë treguan se nuk ishte vendim i drejtë”, shtoi Ovrebo i cili refuzoi të komentojë nëse mund të dënohet nga UEFA.

“Është vështirë të thuhet. I takon UEFA-s të vendosë”, përfundoi ai. Ndërsa e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport ka njoftuar të premten se Ovrebo do të dënohet nga gjykimi i ndeshjeve të Ligës së Kampionëve dhe Europa League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›