E nis me Rumaninë

Në Luksemburg, të premten, është caktuar kalendari dhe datat e ndeshjeve të Kombëtares shqiptare për eliminatoret e Kampionatit evropian 2012, që do të mbahet në Poloni e Ukrainë.
Shqipëria këto eliminatore të t’i nisë si mysafire e Rumanisë më 4 shtator. Ndërsa trajnerit, Josip Kuze, nuk i është plotësuar dëshira që ndeshjen e parë ta luajë në Tiranë përballë Francës ose Bosnjës.
Takimin e dytë, i cili do të jetë i pari në shtëpi për këto eliminatore, Kuqezinjtë do ta zhvillojnë kundër përfaqësueses modeste të Luksemburgut më tetë shtator. Ndërsa një muaj më vonë në ‘Qemal Stafa’ do ta presë Kombëtaren boshnjake.
Ndeshjen e fundit për vitin 2010 Shqipëria do ta zhvillojë sy mysafire e Bjellorusisë me 13 tetor. Ndërsa më 26 mars të vitit 2011, Kuqezinjtë do ta zhvillojnë ndeshjen e kthimit kundër bjellorusëve në Tiranë.
Më 8 qershor të viti të ardhshëm, Kombëtarja shqiptare do të jetë mysafire e Bosnje & Hercegovinës. Kurse më 3 shtator, ekipi i Josip Kuzes do të jetë nikoqir i ish kampionit të botës dhe Evropës, Francës.
Një javë më vonë ata do të jenë mysafirë të Luksemburgut. Kuqezinjtë ndeshjen e parafundit do ta zhvillojnë më 8 tetor si mysafirë të Trekolorëve, derisa eliminatoret për Euro 2012 do t’i përmbyllin në shtëpi përballë rumunëve.
Orari i ndeshjeve
Viti 2010
Rumani – Shqipëri 4 Shtator
Shqipëri – Luksemburg 8 Shtator
Shqipëri – Bosnje Hrezegovine 9 Tetor
Bjellorusi – Shqipëri 13 Tetor
Viti 2011
Shqipëri – Bjellorusi 26 Mars
Bosnje Hercegovine – Shqipëri 8 Qershor
Shqipëri – Francë 3 Shtator
Luksemburg – Shqipëri 7 Shtator
Francë – Shqipëri 8 Tetor
Shqipëri – Rumani 12 Tetor