E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ozil paralajmëron: Jemi të rinj dhe të uritur!

Përgatiti: DENIS HAKANI

Mesfushori i Gjermanisë ka beson se skuadra e tij mund të fitojë ndaj Italisë, si dhe në finalen e Euro 2012: Jemi më të pjekur se dy vite më parë

Italia, je e fortë, por mund të të mposhtim!. Fjalët janë të Mesut Ozil, udhëheqësi i një Gjermanie të re dhe shumë të vendosur për të fituar Europianin. Pa kujtuar të kaluarën, atë që ka ndodhur në 2006-ën, kur ai ishte vetëm një spektator.

Tani që do të jetë në fushë nuk tërhiqet mbrapa dhe është gati të jetë protagonist: Kombëtaret e tjera na respektojnë, jemi këtu për të fituar titullin dhe kaq.

Në gjysmëfinalen e Euro 2012-të nuk luhet vetëm për një vend në finale. Luhet për nderin dhe për dëshirën për të treguar se Gjermania është rritur shumë, është e re në moshë, por e pjekur aq sa duhet për të thënë fjalën e saj me forcë.

Ajo që ka ndodhur në të kaluarën, – ka thënë Ozil, – nuk ka rëndësi. Objektivi jonë në këtë Europian është të fitojmë titullin. Jemi këtu vetëm për këtë. Dhe nuk ka rëndësi që në rrugën që të çon në Kiev do të jetë, përsëri, Italia.

Janë macja e tyre e zezë, në kompeticionet e mëdha gjermanët nuk kanë fituar asnjëherë dhe përballjet e paharrueshme fillojnë që nga Botërori i Meksikës në 1970-ën (4-3 në kohën shtesë), te 3-1-shi në Spanjë 1982, duke kaluar për nga Botërori i 2006-ës në Gjermani në atë gjysmëfinale makthi që i ka eliminuar gjermanët nga kompeticioni. Në atë ndeshje ka qenë në fushë edhe Pirlo, që Ozil e njeh shumë mirë.

Andrea është një lojtar i klasit botëror, por Italia ka edhe lojtarë të tjerë cilësorë. Baloteli është një sulmues i madh. Megjithatë ne nuk mendojmë për lojtarët individualë: do të kemi përballë një skuadër shumë kompakte që ne mund ta mposhtim.

Në krahasim me 2 vite më parë jemi më të pjekur dhe solid: mund të bëjmë një punë të mirë edhe ndaj kundërshtarëve të nivelit ta lartë. Gjermania është e re dhe e uritur. Dhe të tjerët e dinë këtë, ka thënë Ozil.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›