E Diel, 1 Nëntor 2026

Penalltitë, një lotari e pamëshirshme

Përgatiti: Admir Gremi

Historia e kampionatit europian ka parë shumë sfida të vendosura nga pika e bardhë e 11-metërshave. Anglia, një nga ekipet që e ka fatin kundër

Futbolli është një lojë e thjeshtë: luhet për 120 minuta dhe në fund gjermanët fitojnë me penallti. Thënia mund të jetë e dyshimtë, por edhe nëse e ka thënë apo jo ish-sulmuesi i Anglisë, Geri Lineker, ajo sërish tingëllon e vërtetë.

Një vështrim në kronikat e Europianëve të kaluar zbulon një pamje pak të ndryshme, duke nisur me humbjen e Gjermanisë Perëndimore, në atë që mund të jetë ndoshta eliminimi më i famshëm në botë me penallti. Presioni i ashpër ndaj Antonin Panenkas dukej i jashtëzakonshëm.

Ai ishte vetëm 1 gjuajtje larg sigurimit të trofeut të Euro 1976 për Çekosllovakinë, ndaj një kundërshtari aspak të vogël, por Gjermanisë Perëndimore, që vinte si kampione e botës në fuqi. Penalltia e Uli Hënes, e goditur mbi traun e portës, e la rezultatin në 4-3 për Çekët, kështu që Panenka kishte në dorë fatet e kombëtares së tij.

Heshtja ra në Beograd, teksa 27-vjeçari vendosi topin në pikën e bardhë të penalltisë dhe u zmbraps rreth 15 metra. Ai ndaloi, u kthye, dhe nisi vrullin me hapa të vogla, duke iu afruar fatit të tij dhe duke dhënë përshtypjen se do të godiste në cepin e poshtëm në krahun e djathtë.

Sep Majer e kuptoi këtë dhe u hodh në atë drejtim, por Panenka me guxim të madh e gjuajti topin në qendër të portës, pas një parabole. Ishte një fund i paharrueshëm i gjuajtjeve të para të penalltive në një turne madhor, e që prej atëherë kanë ndodhur shumë më tepër, përfshi edhe finalet e Botërorëve.

Për çekët, kjo rezultoi në një shenjë e gjërave që do të vinin më pas. 4 vite më vonë, ata mposhtën Italinë 9-8 me penallti, në ndeshjen për vendin e 3-të, ku Fulvio Kolovati humbi penalltinë decizive. Në Euro 96, duke luajtur nën flamurin e Çekisë, ata përsëritën të njëjtin sukses, 6-5 me penallti ndaj Francës.

Rekordi i çekëve, me 3 fitore nga 3 ndeshje të cilat kanë shkuar me penallti, me 20 të shënuara dhe asnjë të humbur, është ende i paarritshëm. Gjermania ka triumfuar pas penalltive 5 herë, që prej 1976-s, por vetëm 1 herë në një kampionat europian, pikërisht atë në gjysmëfinalen e Euro 96-s ndaj Anglisë.

Ata, ashtu si Anglia, Spanja, Franca, Danimarka, Holanda dhe Italia nuk kanë nevojë për prezantime në lidhje me kënaqësinë dhe dhimbjen e penalltive. Dy net më parë, Anglia u bashkua me Holandën, si dy nga eksponentët më pak të suksesshëm të këtij kompeticioni, duke pësuar humbjen e 3-të me penallti, nga 4 të tilla.

Ekzekutimi mjeshtëror i Andrea Pirlos, më impresionuesja e të gjithave duke ditur se Italia ishte në disavantazh për shkak të humbjes së 11-metërshit nga Rikardo Montolivo, mbante të gjitha firmat e Panenkas. Penalltinë – ka thënë Çezare Prandeli – janë një lotari, teksa disa lojtarë apo ekipe duken në përputhje me zgjidhjen e numrave fitues.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›