Ozil prezantohet në Real Madrid

Futbollisti gjerman Mesut Ozil të mërkurën ka bërë prezantimin te skuadra e Real Madridit.
Ozil ka deklaruar se gjithmonë ka dashur të jetë pjesë e skuadrës me të mirë në botë. Ndërkohe ndihet i nderuar se tani është pjesë e kësaj skuadre dhe se ka rastin të punoj sipas tij më trajnerin me të mirë në botë.
"Pasi bisedova me agjentët e mi dhe me pas me Murinjon vendosa të kaloj në Real. Gjithmonë kam dashur të luaj për klubin me të mirë në botë, dhe kam nderin të punoj me trajnerin më të mirë", tha Ozil, duke bërë me dije se synon ta fitojë përveç La Ligës, edhe Ligën e Kampionëve.