E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare: Milani huazon Boateng


Milani ka kompletuar huazimin e sulmuesit të postransferuar nga Portsmouthi te Genoa, Kevin-Prince Boateng, njoftojnë kuqezinjtë në faqen zyrtare të tyre.

Ky transferim ka qenë në 'axhendën' e merkatos që prej disa ditësh, ndërsa tani siç duket u finalizua 'ndihma humanitare' e Genoas bërë Milanit.

"AC Milan komunikon se ka siguruar shërbimet e Kevin Prince Boateng nga Genoa, në formë huazimi me mundësi blerje në bazë të paraqitjeve të lojtarit", shkruhet në deklaratën e lëshuar nga Milani në faqen zyrtare.

Pas zyrtarizimit, pritet që Boateng të stërvitet rregullisht me lojtarët tjerë në seancën e pasditës në Milanello.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›