E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Bashkëpunim i ngushtë me pushtetin vendor për të zgjidhur problemin e mbeturinave mjedisore

Duke trajtuar çështjen  ndotjes së mjedisit nga mbeturinat si një problem kompleks me rëndësi jetike për mjedisin, në takimin me kryetarët e Bashkive, kryeministri theksoi se ky problem rrezikon te ndëshkojë vendin.  Duke kërkuar bashkëpunimin  e autoriteteve vendore në këtë pikë, kryeministri vuri në dukje se nëse do të mungojnë përpjekjet e përbashkëta, kjo do të ketë një ndikim negativ në turizmin e vendit.

“Së pari, ju bëj thirrje të fillojmë një fushatë për mendjet e zemrat e qytetarëve. Në këtë fushatë, ne duhet të kërkojmë ndihmën nga fëmija, tek i moshuari, të përpiqemi bashkërisht, ju dhe ne, të krijojmë një psikologji “antiplehra”.”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri informoi se në bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të shihet mundësia për një kompani konsulence, për trajtimin në një plan më të gjerë të kësaj çështjeje.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›