E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Duhet përqendrim maksimal për një menaxhim sa më të mirë të ujit

Në takimin e sotëm me drejtuesit vendorë, kryeministri Berisha informoi pjesëmarrësit për masat e marra në drejtim të decentralizimit të ujësjellësve për të gjitha shoqëritë e ujësjellësve. Duke theksuar se problemi themelor për ujësjellësit janë humbjet në tërësi, Kryeministri kërkoi përqendrim maksimal në menaxhimin sa më të mirë të ujit, nëpërmjet skemave të hartuara duke shmangur sa më shumë të jetë e mundur këto humbje.

 "Ne jemi të vendosur të mbështesim plotësisht përpjekjet tuaja për t’ju siguruar qytetarëve një furnizim normal me ujë. Sikundër ju garantoj se do të ndërmarrim projekte të përbashkëta, do të delegojmë financime, sepse nuk ka kërkesë më jetike sesa kërkesa për ujë e qytetarëve shqiptarë”, theksoi Kryeministri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›