E Diel, 1 Nëntor 2026

P R O J E K T L I GJ PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.9482, DATË 3.4.2006, “PËR LEGALIZIMIN, URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE”, TË NDRYSHUAR

P R O J E K T L I GJ 

PëR 

DISA SHTESA Në LIGJIN NR.9482,  DATë 3.4.2006, “PëR LEGALIZIMIN, URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E NDëRTIMEVE PA LEJE”, Të NDRYSHUAR
 
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë 
 
 
V  E  N  D  O  S  I:
 
Në ligjin nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:
 
Neni 1
 
Në fund të nenit 19 shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
 
“çdo pronar i ndërtimit pa leje, që trajtohet sipas shkronjave “a”, “b”, “c” dhe “ç”,  të paragrafit të parë, të këtij neni, mund të paguajë me bono privatizimi deri në 50 për qind të vlerës së parcelës ndërtimore jashtë vijave të verdha.”.
 
Neni 2
 
Në fund të nenit 20 shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
 
“çdo pronar i ndërtimit pa leje, që trajtohet sipas shkronjave “a”, “b” dhe “c”, të paragrafit të parë, të këtij neni, mund të paguajë me bono privatizimi deri në 50 për qind të vlerës së parcelës ndërtimore të vendbanimeve/ndërtimeve informale brenda vijave të verdha.”.
 
Neni 3
 
Ky ligj hyn fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
 
SALI BERISHA07/01/2010

Votoni per projektligjin

PO:       JO: 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›