P R O J E K T L I GJ PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9649, DATË 27.11.2006, “PËR PËRCAKTIMIN E FORMËS DHE TË FORMULËS SË PRIVATIZIMIT TË INSIG, SHA”
P R O J E K T L I GJ
PËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9649, DATË 27.11.2006, “PËR PËRCAKTIMIN E FORMËS DHE TË FORMULËS SË PRIVATIZIMIT TË INSIG, SHA”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Pika 1, e nenit 3, të ligjin nr.9649, datë 27.11.2006, “Për përcaktimin e formës dhe të formulës së privatizimit të INSIG, sha-së”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. 61 për qind e aksioneve u ofrohen për shitje investitorëve strategjikë, të cilët përzgjidhen në bazë të procedurave të përcaktuara nga Ministria e Financave, me tender të hapur ndërkombëtar, brenda datës 31 dhjetor 2008. ".
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
KRYETARI