Kryeministri Berisha pret ministren e Drejtësisë së Austrisë, znj Marie Berger
Kryeministri Berisha prit sot në një takim ministren e Drejtësisë së Austrisë, zonjën Marie Berger.
Kryeministri, pasi i uroi mirëseardhjen zonjës Berger, e falënderoi atë për ndihmën e çmuar që Austria i ka dhënë dhe vazhdon t'i japë Shqipërisë në shumë fusha, veçanërisht për reformën në fushën e drejtësisë.
Kryeministri Berisha e njohu ministren Berger me reformat ndërmarra si dhe arritjet e qeverisë shqiptare në fusha të ndryshme. Duke u ndalur në reformën në fushën e drejtësisë Kryeministri u shpreh se në Parlament kanë kaluar disa ligje dhe së shpejti do të kalojë një paketë më e plotë, e hartuar në bashkëpunim me opozitën. Më tej, Kryeministri theksoi se në vend ekziston një klimë mjaft e mirë bashkëpunimi ndërmjet forcave politike për realizmin me sukses të reformave të nevojshme për integrimin.
Duke folur për reformën në drejtësi, Kryeministri u shpreh se po punohet për përmirësimin e kushteve në burgje. Kryeministri tha se në ndryshim nga viti 2005, ku gjendja në burgje ishte e mjerueshme, këto dy vitet e fundit janë bërë hapa përpara dhe po vazhdohet të punohet për krijuar një sistem burgjesh sipas standardeve evropiane. Më konkretisht Kryeministri përmendi ndërtimin e institucioneve të paraburgimit në çdo qark, hartimin e ligjit për trajtimin e të sëmurëve mendorë në institucionet e vuajtjes së dënimit, kalimin e menaxhimin të burgjeve në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, shtimin e personelit në burgje, etj.. Kryeministri u shpreh shumë shpejt do të hartohet ligji për dënimin alternativ, si dhe po punohet për ngritjen e institucioneve të riedukimit për të miturit.
Kryeministri Berisha vlerësoi rolin dhe ndihmën që ka dhënë misioni “Euralius 2”. Kryeministri i foli zonjës Berger dhe për nivelin e ulët të kriminalitetit në vend, duke theksuar se shifrat janë 2.2 vasje për 100 000 vetë, një standard ky nën mesataren e shumë vendeve evropiane.
Kryeministri i shprehu mirënjohje të veçantë ministres Berger dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Austria ka dhënë lidhur me çështjen e Kosovës, si dhe njohjen e shtetit të ri të Kosovës.
Nga ana e saj, ministrja e Drejtësisë së Austrisë zonja Marie Berger u shpreh se mahnitur me progresin e arritur nga qeveria shqiptare në këto dy vitet e fundit. Duke vlerësur angazhimin dhe suksesin e qeverisë shqiptare në përmbushjen e këtyre reformave, zonja Berger vlerësoi se këto reforma janë themelore në procesin e integrimit të Shqipërisë në strukturat euro-atlantike.
Zonja Berger siguroi Kryeministri Berisha se Austria do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë dhe do të japë asistencën e saj në të gjitha fushat që do të kërkohet. Më tej, ajo shprehu besimin se Austria brenda gjashtë mujorit të parë të vitit 2008 do të ratifikojë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe BE-së.
Duke u ndalur në çështjen e Kosovës, zonja Berger tha se njohja e shtetit të ri të Kosovës në bazë të partimeve të paketës Ahtisari garanton mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të minoriteteve.