E Shtunë, 31 Tetor 2026

P R O J E K T L I GJ PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES KUADËR, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EVROPIANE, PËR RREGULLAT E BASHKËPUNIMIT PËR ASISTENCËN PËR SHQIPËRINË, NË KUADËR TË ZBATIMIT TË

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES KUADËR, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EVROPIANE,  PËR RREGULLAT E BASHKËPUNIMIT PËR ASISTENCËN PËR SHQIPËRINË, NË KUADËR TË ZBATIMIT TË INSTRUMENTIT TË PARAZGJERIMIT (IPA)

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 2, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane,  për rregullat e bashkëpunimit për asistencën për Shqipërinë, në kuadër të zbatimit të instrumentit të parazgjerimit (IPA).

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA  TOPALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›