V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT « PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË KREDISË, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS HOLANDEZE « ING BANK N.V », PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT « REHABILITIMI I INFRASTRUKTURËS SË
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT « PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË KREDISË, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS HOLANDEZE « ING BANK N.V », PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT « REHABILITIMI I INFRASTRUKTURËS SË UJIT NË VLORË » »
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit « Për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe bankës holandeze « ING BANK N.V », për financimin e projektit « Rehabilitimi i infrastrukturës së ujit në Vlorë »», për shqyrtim e miratim, me procedurë të përshpejtuar, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË KREDISË, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS HOLANDEZE « ING BANK N.V », PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT « REHABILITIMI I INFRASTRUKTURËS SË UJIT NË VLORË »
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pikat 1 e 2, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes së kredisë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe bankës holandeze « ING BANK N.V », për financimin e projektit « Rehabilitimi i infrastrukturës së ujit në Vlorë »», në shumën 12 447 524 (dymbëdhjetë milionë e katërqind e dyzet e shtatë mijë e pesëqind e njëzet e katër) euro.
Neni 2
Kredia t’i nënhuazohet ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve, Vlorë, sipas kushteve: periudha e maturimit 12 vjet, përfshirë 3 vjet periudhë grace, pa pagesë principali dhe interesi. Interesi për periudhën grace do të kapitalizohet dhe do t’u shtohet detyrimeve të shlyerjes së principalit.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI