V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT « PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES KUADËR, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EVROPIANE, PËR RREGULLAT E BASHKËPUNIMIT PËR ASISTENCËN PËR SHQIPËRINË, N
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT « PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES KUADËR, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EVROPIANE, PËR RREGULLAT E BASHKËPUNIMIT PËR ASISTENCËN PËR SHQIPËRINË, NË KUADËR TË ZBATIMIT TË INSTRUMENTIT TË PARAZGJERIMIT (IPA)»
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane, për rregullat e bashkëpunimit për asistencën për Shqipërinë, në kuadër të zbatimit të instrumentit të parazgjerimit (IPA)”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, me procedurë të përshpejtuar, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES KUADËR, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMISIONIT TË KOMUNITETEVE EVROPIANE, PËR RREGULLAT E BASHKËPUNIMIT PËR ASISTENCËN PËR SHQIPËRINË, NË KUADËR TË ZBATIMIT TË INSTRUMENTIT TË PARAZGJERIMIT (IPA)
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 2, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Evropiane, për rregullat e bashkëpunimit për asistencën për Shqipërinë, në kuadër të zbatimit të instrumentit të parazgjerimit (IPA).
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI