E Shtunë, 31 Tetor 2026

P R O J E K T L I GJ PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ORET NL, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT « REHABILITIMI I INFRASTRUKTURËS SË UJIT NË VLORË »

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ORET NL, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT « REHABILITIMI I INFRASTRUKTURËS SË UJIT NË VLORË »

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83,  pikat 1 e 2, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe ORET NL, për financimin e projektit « Rehabilitimi i infrastrukturës së ujit në Vlorë», në shumën 13 788 476 (trembëdhjetë milionë e shtatëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë) euro.

Neni 2

Granti t’i transferohet Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve, Vlorë, nëpërmjet marrëveshjes së grantit, që do të lidhet ndërmjet Ministrisë së Financave dhe kësaj ndërmarrjeje.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›