V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT « PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ORET NL, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT « REHABILITIMI I INFRASTRUKTURËS SË UJIT NË VLORË » »
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT « PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ORET NL, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT « REHABILITIMI I INFRASTRUKTURËS SË UJIT NË VLORË » »
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit « Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe ORET NL, për financimin e projektit « Rehabilitimi i infrastrukturës së ujit në Vlorë »», për shqyrtim e miratim, me procedurë të përshpejtuar, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ORET NL, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT « REHABILITIMI I INFRASTRUKTURËS SË UJIT NË VLORË »
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pikat 1 e 2, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe ORET NL, për financimin e projektit « Rehabilitimi i infrastrukturës së ujit në Vlorë», në shumën 13 788 476 (trembëdhjetë milionë e shtatëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë) euro.
Neni 2
Granti t’i transferohet Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve, Vlorë, nëpërmjet marrëveshjes së grantit, që do të lidhet ndërmjet Ministrisë së Financave dhe kësaj ndërmarrjeje.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI