E Shtunë, 31 Tetor 2026

P R O J E K T L I GJ PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË KREDISË, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS HOLANDEZE « ING BANK N.V », PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT « REHABILITIMI I INFRASTRUKTURËS SË UJIT NË VLORË »

 P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË KREDISË, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS HOLANDEZE « ING BANK N.V », PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT « REHABILITIMI I INFRASTRUKTURËS SË UJIT NË VLORË » 

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83,  pikat 1 e 2, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes së kredisë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe bankës holandeze « ING BANK N.V », për financimin e projektit « Rehabilitimi i infrastrukturës së ujit në Vlorë »», në shumën 12 447 524 (dymbëdhjetë milionë e katërqind e dyzet e shtatë mijë e pesëqind e njëzet e katër) euro.

Neni 2

Kredia t’i nënhuazohet ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve, Vlorë, sipas kushteve: periudha e maturimit 12 vjet, përfshirë 3 vjet periudhë grace, pa pagesë principali dhe interesi. Interesi për periudhën grace do të kapitalizohet dhe do t’u shtohet detyrimeve të shlyerjes së principalit.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›