E Diel, 1 Nëntor 2026

Virusi A/H1N1, në muajin shtator rritet rrezikshmëria

Shëndeti i një personi që preket edhe nga virusi i gripit sezonal, por edhe nga A/H1N1 është i rrezikuar, ndaj këshillohet vaksinimi i gjithë popullatës.

“Vaksina për parandalimin e këtij virusi është shumë e rëndësishme”, deklaron mjeku infeksionist Pëllumb Pipero.

Si masa parandaluese mjekët këshillojnë larjen e duarve sa më shpesh të jetë e mundur. Me shtrirjen e virusit këshillohet që goja dhe hundët të mbulohen me shami. Të gjithë personat duhet të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të ushqehen në mënyrë të shëndetshme.  

Ndërkohë, për personat mbi peshë këshillohet të kenë një kontakt sa më të vogël me të sëmurët dhe ambientet spitalore në përgjithësi.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›