PAD: “Ja pse terhiqemi nga koalicioni me PS”
Aleanca Demokratike kunder sistemit proporcional rajonal. Partia Socialiste, nepermjet sekretarit te saj per Ceshtjet Zgjedhore, Kastriot Islami deklaroi se nga analiza e deritanishme behet fjale per t’iu afruar me shume nje sistemi proporcional rajonal, duke treguar se tashme dy partite kryesore i jane pothuajse ne nje mendje per aplikimin e nje sistemi te tille per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por perballe ketij qendrimi i menjehershem reagimi i partive te vogla te majta, e konkretisht i Aleances Demokratike. Megjithese, kjo parti e ka cilesuar veten e saj jashte koalicionit opozitar, qe pas zgjedhjes se Presidentit, serish PAD ka sulmuar ashper PS-ne dhe sistemin proporcional rajonal te propozuar nga ekspertet e saj, pasi sipas aleancisteve nje sistem i tille do te thote te eliminosh aleatet. Ne kete menyre, gjate nje komunikimi me mediat, shefi i ekzekutivit te PAD-se, Arben Demeti, ndalur ne qendrimin e socialisteve, u shpreh se “ky sistem realizon ate qe eshte nje thike pas shpine per aleatet. Realizon asfiksimin dhe eliminimin e aleateve”.