Prifti: Meta, lideri i socialisteve
Nenkryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Dritan Prifti, shprehet se gjithe e majta, perfshi dhe socialistet, shohin Ilir Meten si lider te saj, qe do ta orientoje drejt fitores me 2009. Ne nje interviste per “Koha Jone”, ai jep dhe detaje te funksionimit te ketij koalicioni, qe gjithsesi perjashton Nanon, por jo bashkepunetoret e tij.
Mund te na thoni me konkretisht se per cilat parti apo grupime politike behet fjale ne kete ftese, qe kreu Meta ka drejtuar pak dite me pare?
Ne hodhem idene e nje koalicioni te ri “E Majta per Integrim” dhe presim qe kjo ide dhe ftese drejtuar gjithe te majteve te perqafohet nga parti parlamentare dhe jo-parlamentare, nga faktore te fuqishem politik dhe mijera individe te majte. Vetem dy dite pas deklarimit te kesaj nisme politike, kjo eshte perkrahur parimisht nga PAD dhe PDS. Ne te ardhmen do shohim formesim me konkret te saj dhe nje zgjerim te madh te rrethit te aktivisteve qe do bashkohen me ne per te ringritur te majten e vertete ne vend.
Ne kete rast behet fjale dhe per parti te cilat jane te pozicionuara ne kampin kundershtar?
Ftesa jone eshte per te majtet, por sigurisht qe eshte e hapur per partite dhe faktoret e qendres. Ne Shqiperi populli eshte i majte dhe ka shume pak te djathte tradicionale. Ka njerez qe jane rreshtuar per shkak te momentit dhe jo bindjeve ne forcat e djathta politike. Keta individe jane te mirepritur te kontribuojne ne levizjen tone te re.
Mund te jepni disa detaje se mbi c'baze do te krijohet ky format dhe si do te funksionoje ky koalicion i ri?
Partite e tjera politike do jene ne krah te Ilir Metes dhe LSI per te ringritur te majten. Shume faktore apo individe do vijne ne LSI dhe shume te tjere do referojne te jene jo brenda LSI, por ne krahun tone brenda koalicionit te ri.
Pra mund te flitet per disa parakushte qe LSI do te vendose me te gjithe ato faktore politike qe do t'i bashkohen ketij formati?
Koalicioni nuk ka kushte. Kush ndjehet i majte, kush ka kontribuar per te majten apo kush deshiron te filloje tani te kontribuoje si aktivist apo lider i ri, te gjithe jane te mirepritur. Sigurisht nuk do kemi ne krah figura te perlyera ne korrupsion apo figura fajtore per percarjen e se majtes deri tani.
Si do te paraqiten ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare partite perberese te koalicionit, te ndara apo te bashkuar nen siglen e “E majta per Integrim”?
Eshte shpejt per te folur per detaje parazgjedhore.
Sipas jush, do ta demtonte kampin e majte nje nisme e tille, duke pasur parasysh gjithmone efektet qe do te jape kjo ndarje ne garen elektorale?
E vetmja arsye pse ne kemi krijuar kete koalicion te ri eshte qe te shpetojme te majten nga opozita e perjetshme, ku deshiron ta leje Rama. Marreveshjet e pista qe po ben Rama me Berishen destinojne ta lene te majten ne opozite dhe pas 2009. Kete deshirojme te evitojme. Zgjedhjet nuk jane as pas nje jave dhe as pas nje muaji, por pas me shume se nje viti. Ne do kemi kohe te vleresojme koalicionin e ri dhe efektet qe ai do kete mbi fitoren e ardhshme te se majtes. Do te marre ne kohe vendimet e duhura politike per te evituar fitoren e radhes se Berishes.
Mund te thuhet qe ne rast fitoreje ne keto zgjedhje te ketij koalicioni, LSI do te ishte forca e pare e cila dhe do te drejtonte qeverisjen e ardhshme?
Ne synojme te dalim forca e pare e se majtes ne zgjedhjet e ardhshme. Te majtet kane besim tek Ilir Meta. Ai pasi mori pjese ne levizjen studentore te dhjetorit 1990, pas shpalljes se pluralizmit politik ne Shqiperi u kthye ne rrenjet e tij, ne Partine Socialiste, ne Forumin Rinor te saj. Ne ate kohe te veshtire, anetaret e PS fshiheshin nga persekutimi i Berishes, kurse Ilir Meta i dha zemer PS me energjine e tij rinore. Ne ate kohe Edi Rama vrapoi per te PD e Berishes. Me vone Nano e solli ne Shqiperi dhe e beri minister. Behet kryetar i Bashkise Tirane me ndihmen e Nanos dhe te Metes. Kur i kerkonin atij te futej ne PS, Rama pergjigjej se “ishte kusheri i PS, por nuk do behej pjesetar i saj”. Pasi ndjeu renien e Nanos, vrapoi te futej ne PS per te kapur kreun e saj. Rama nuk eshte i besueshem per socialistet si i majte, sepse nuk eshte e thjeshte qe nga kusheri i PS te behesh baba i saj. Politika “perca e sundo” e Rames nuk eshte bindese per socialistet e vertete. Shumica e deputeteve te PS nuk kane besim te Rama, dhe kane te drejte. Shumica e socialisteve te vertete shohin Ilir Meten si liderin e ardhshem socialist, jo vetem per shkak te historise se besueshme te tij, perplasjeve te tij te perhershme me Berishen apo suksesit si Kryeminister. Shume socialist shohin si e ka katandisur Rama shtepine e tij dhe thone “ai qe s’rregullon dot shtepine e tij nuk mund te rregulloje PS”.
Ftesa per bashkim i drejtohet dhe ish-kryetarit te PS-se, Fatos Nano? Po mbeshtetesve te tij?
Jo ftesa nuk i drejtohet Nanos. Ai eshte po aq fajtor sa Rama per humbjen e se majtes dhe percarjen e saj. Ka shume ish-mbeshtetes te Nanos qe jane socialist me zemer dhe me vepra, dhe sigurisht qe jane te mirepritur te koalicioni i ri.
Kane nisur kontaktet per nje bashkim te tille, jo vetem me ish-kryetarin Nano, por dhe me faktore te tjere? Nese jo, kur mendohet?
Ka qindra njerez qe vijne te LSI cdo dite, qe dergojne mesazhe apo telefonata te drejtuesit tane. Te gjithe jane ne pune per te administruar kete proces te madh rritjeje dhe formesimi.
Bisedoi: Oli Xhilaga