PAD: Në 28 shkurt, asambleja vendos përfundimisht për koalicionin në zgjedhje
Partia Aleanca Demokratike do të mbledhë më 28 shkurt Asamblenë e Përgjithshme të saj, për të marrë vendimin përfundimtar për angazhimin e saj në koalicionin zgjedhor për zgjedhjet e 28 qershorit. Presidenti i PAD, Neritan Ceka, tha sot gjatë një konference për shtyp, se "i takon forumit më të lartë të PAD të marrë këtë vendim, ndonëse personalisht kam menduar që Aleanca Demokratike është më e favorizuar me PD-në, sepse do të ketë vende më të sigurta në Parlamentin e ardhshëm, tha Ceka.
Ndërsa Kryetari Ekzekutiv i kësaj partie, Arben Demeti, sqaroi se "objektivi themelor i PAD është që të jetë një parti parlamentare në zgjedhjet e ardhshme, dhe në ligjet e xhunglës, siç ishte Kodi Zgjedhor. PAD do të shohë mundësitë që të krijojë vazhdimësinë e saj në jetën politike shqiptare, pasi jeta politike shqiptare ka nevojë për kontributin e saj. Ajo çka kemi përjashtuar është bashkëpunimi me Kryetarin aktual të PS, Edi Rama, i cili është shkaktari kryesor i prishjes së opozitës në vitin 2007,- tha Demeti. Kryetari i PDSH-së, Sali Berisha dhe ai i PAD-së, Neritan Ceka, në një takim të zhvilluar të enjten e kaluar, arritën në përfundimin që në zgjedhjet e qershorit 2009 këto dy forca politike të paraqiten si aleatë elektoralë dhe në qeverisjen e vendit. Berisha dhe Ceka theksuan se kjo erdhi si një domosdoshmëri që buroi nga qëllimet dhe programet e përbashkëta të këtyre dy forcave politike.
Email This Klikime: 1
Email This Klikime: 1