E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse kundër minatorëve?!

Nga Mark PALOKA
Migjeni ynë i madh, në vitet 30, me pendën e tij të papërsëritshme përshkruan realitetin e atëhershëm, duke parë në të dy ekstremet e shoqërisë, njerëzit e përkushtuar ndaj punës dhe vendit të tyre, ata pa bujë e zhurma dhe ata të tjerët të ngopur e të kënaqur që vetëm donin të përfitonin për vete... E sërish duan të përfitojnë dhe sot si atëherë, vetëm për vete! Sokrati nuk shkeli moralin njerëzor, kjo ishte e gjitha. Ky filozof i Greqisë së lashtë, këtu e 2500 vjet më parë, pranoi varfërinë, ndonëse i kishte të gjitha mundësitë për t'u pasuruar, pasi ishte i ditur. Ai vetëm pranoi rrugën e vështirë, atë njerëzoren dhe fisniken, me pasojë mbetjen i varfër. Minatorët pa përjashtim, pra punonjësit e nëntokës, qoftë personeli inxhiniero-teknik, minatorë edhe këta, si në krom, qymyr, bitum, hekur-nikel e në veçanti ato të bakrit, kanë qenë dhe mbeten personifikimi i Sokratit të vuajtur, të cilët i kanë ndjekur varfëria dhe mundimet, që kanë qenë dhe janë të mëdha edhe tani.
Ne vitet 60 filluan minierat në masë, nga Tropoja, Kukësi, Mirdita, Puka, Tirana, Burreli, Librazhdi, Dibra, Pogradeci, Korça, Tepelena, Gjirokastra, Vlora etj.  Kjo solli forcimin e pronës shtetërore dhe shtimin e prodhimit, realizimin e valutës, me të cilën u mbajt shteti në këmbë për 5 dekada rresht. Njerëzit e nëntokës, të metalurgjisë së rëndë, e të tjerë të ngjashëm të shkallës A, punuan pa u ankuar, duke pasur si objektiv se duke punuar me sakrifica të mëdha do rritej mirëqenia e popullit, mirëqenie të cilën nuk e provuam asnjëherë, që nuk e pamë as në horizont. Sigurisht që pati progres, krahasuar me gjendjen social-ekonomike, nga e cila vinim. U ngritën kantieret e punës, u ndërtuan dhe u zmadhuan qytetet si : Rrësheni, Gjegjani, Fushë-Arrëzi, Laçi, Memaliaj, Kurbneshi, Përrenjasi, Pishkashi,Guri i Kuq, Mborje-Drenova, Krasta, Bulqiza,Valiasi, Kërraba, Manza etj. Në shumicën e tyre kishte pasur fare pak ndërtesa si për shembull Rrësheni, që ka pasur vetëm 2-3 ndërtesa me 1 dhe 2 kate dhe u kalua në pallate 2, 3 dhe 5 katëshe, u soll energjia elektrike, u hapën rrugët automobilistike, edhe në fshatra, arsimi pati ngritje, u investua edhe në fusha të tjera, si bujqësia dhe industria, e veçanërisht në sektorin ushtarak. Pavarësisht se sa dhe si u investua, pavarësisht se sa u fitua dhe sa u shpërdorua, peshën kryesore në ekonomi (afro 2 / 3) e mbajtën minierat. Valuta kundërmonte nga aroma e djersës së minatorit dhe ishte e ngjyer e zbukuruar me të kuqtë e gjakut të minatorit.  Por për arsyet që dihen, sidomos pas viteve 1980 e gjithë ekonomia kalonte dalëngadalë në kolaps të plotë. Fillimi i viteve 90, ashtu si edhe për të gjithë shqiptarët, edhe për ne minatorët shënoi shpresën e madhe, por ishte njëherësh edhe fillimi i një zhgënjimi tepër deprimues si për të përndjekurit politikë, si për pronarët, si për të gjithë punonjësit, por veçanërisht për ne Minatorët, Gjeologët dhe Metalurgët. Ndoshta ishte mungesë vizioni, ndoshta paaftësi, apo ndoshta thjesht punë armiqësore. Ndokush mund të thotë se po përdor parullat e diktaturës me shprehjen punë armiqësore, por të them të drejtën nuk di si ta emërtoj tjetër atë lloj çmendurie që na u fry në vesh dhe që u zbatua duke shkatërruar çdo gjë, deri duke shkulur edhe pemët memece. Dikush e quajti terapi shoku, dikush çek të bardhë, dikush bjeri ti biem a turlifarësoj. Pas 1991 pati një politikë të mangët, që nuk u orientua as për shërimin e plagëve të së kaluarës e as në gjetjen e zgjidhjeve për një ndryshim të butë të sistemeve ekonomike. Nga tribunat e sloganeve për Shqipëri demokratike dhe si e gjithë Europa, politikanët e rinj u zhytën në një luftë të paprinciptë për ndarjen mes veti të pushteteve ekonomike dhe politike, duke asfiksuar politikën sociale dhe duke mbjellë një korrupsion galopant. U mbyllën minierat me pretekstin se nuk ka treg shitje, në një kohë  kur çmimi i mineraleve vinte duke u rritur në shifra të larta. Pasoja ishte se u varrosën, me qindra mijë tonelata minerali për çdo miniere dhe miliarda dollarë investime. U varrosën me qindra e qindra inxhiniere e teknike, me dhjetëra mijë minatorë, të cilët mbetën pa pune e pa pension. Për shumë e shumë prej tyre mbyllja e minierave ishte një dënim kapital, pasi ata nuk kishin asnjë mundësi rikualifikimi apo ripunësimi serioz. Dikur një minator dhe 2 vagonistë prodhonin 18-20 ton mineral kromi, bakri etj, në 8-orë, kur dihet që çmimi për 1 ton mineral kromi ishte 120$ dhe i 1ton mineral bakri 35.000 lekë. Llogarinë bëjeni vetë, është aritmetikë që e bën kushdo. Por çfarë ju mbeti atyre nga kjo?! Asgjë për mirëqenien e tyre, prej SOKRATËSH TË VUAJTUR. Këto para nuk kanë humbur o zotërinj të qeverive tona. Mos i bëni hasha ! Ato uzina e fabrika apo objekte të çdo lloji që ju o politikanët tanë të nderuar i privatizuat për veten tuaj, nuk erdhën nga qielli. Ai armatim dhe municion pa fund me të cilin ju nuk na kompensoni pensionin ne minatorëve, por prodhoni korrupsion dhe "Gërdecë", nuk erdhi nga shiu. Ato para me të cilat u arsimuat ju dhe u aftësuat për të na sunduar ne, nuk mbinë në vazo lulesh. E plot, e plot, e plot, e plot të tjera. Minatorët janë shtresa që ka dhënë më shumë dhe ka hequr më shumë. Në mungesë të ajrit të pastër gjatë punës nën tokë, në prezencë të pluhurave kancerozë, në kushtet e lagështisë së pashmangshme, në kushtet e hapësirës tepër të kufizuar të punës, me jetën në rrezik në çdo moment. Të gjitha këto janë aq të vërteta sa nuk nevojiten fjalët tona për ti provuar. E shkuara dhe e sotmja flasin vetë, e vërteta ulurin për të gjithë ata që mbyllin veshët ndaj rënkimeve të minatorëve. Nëse nuk ka mjaftuar e shkuara me aksidentet e pafundme, a nuk po i plasni sytë e veshët para asaj që po vazhdon të ndodhë në Bulqizë e Batër! Ndërkohë që nga silikoza, ky kancer i nëntokës siç është quajtur, vetëm në Mirditë kanë vdekur  mbi 400 minatorë pa i mbushur 55 vjeç, dhe nga të gjithë të prekurit e tjerë mbi 100 syresh janë të sëmurë rëndë prej saj. Po sa janë në të gjithë Shqipërinë minatorë të sëmurë? Pa folur për ata minatorë që humbën jetën në aksidente gjatë punës apo që u gjymtuan për jetë. Minerali është nxjerrë me gjakun e minatorëve të aksidentuar, vetëm në Bulqizë janë thuajse 290 minatorë, të cilët kanë dhënë jetën (nga këto 17 minatorë pas 1990, kur prodhimi është krejt i papërfillshëm krahasuar me diktaturën). Mirdita ka dhënë thuajse 110 dëshmorë të rënë në galeritë e minierës,  po kështu Batra e Martaneshit ka dhënë gati 90 burra, etj. etj.
Vetëm  dëshmorë kanë mbetur në galeritë e minierave shqiptare disa mijëra. Ndoshta nuk jam 100 % i saktë, por nëse do ti mblidhnim të gjithë ata që kanë humbur jetën këto 65 vjet paqeje gjatë kohës së punës në të gjitha profesionet e tjera të marra së bashku, bujq, mekanikë, naftëtarë, mjekë, ushtarakë, politikanë etj, të gjithë pra së bashku nuk bëhen as 3 % e minatorëve. A mundet kush ta injorojë këtë ?! Edhe një luftë nuk do kishte marrë kaq shumë viktima. Në vitin 1970 ngrihet pavijoni i sëmundjeve profesionale, i cili pas 1990 u mbyll edhe pse kishte shumë e shumë reagime nga ana e ish minatorëve që kuroheshin prej vitesh. Teksa shkruan për njerëzit e nëntokës, janë të shumtë ata që vijnë në kujtesë. Ja për shembull minatori Gjovalin Ruçi, i cili ishte një luan i furneleve prej 50 metrash, ku ka hapur 18 të tilla, pa llogaritur punime të tjera. Ky burrë i nderuar, që me shpirtin dhe sakrificat e veta i dha kaq shumë ekonomisë kombëtare, merr sot 8000 lek të reja pension, për të përballuar fare pak gjëra nga ato më të domosdoshmet. Më vjen zor ta pyes atë se qysh ja bën për të mbyllur muajin, heshtja në këto raste është flori. Po përmend edhe invalidin Viktor Ndre Doda, me silikozë, 54 vjeç, ka punuar 16 vjet nëntokë, merr 7500 lekë. Por raste të tilla nuk janë rastësi. Janë aq shumë ish punonjës miniere, që nuk kanë asnjë lloj mundësie për të fituar të ardhura të tjera, që vetëm Zoti e di se sa vite, apo ndoshta sesa muaj ose javë kanë ende jetë, të cilët kur ish radha e tyre dhanë gjithçka nga vetja, por që sot mundohen të fshehin urinë e tyre nga sytë e botës. Që të marrësh pensionin në 65 vjeç, kj

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›