E Shtunë, 31 Tetor 2026

PAD: “Reforma, bashkomi me LSI”

Presidenti i PAD, Neritan Ceka, konfirmoi dje se partia e tij do t’i bashkohet iniciatives se LSI-se per nje grupim te ri opozitar “PAD do t’i bashkohet nismes se LSI-se, per te krijuar nje front, qe nga e majta deri tek e djathta, per nje reforme te ndershme, transparente, nje reforme qe do te siguronte unitetin e vendit dhe jo percarjen apo parcelizimin, sic tenton ligji ose projekti i PS”, deklaroi Ceka gjate fjales se tij, lidhur me kete ceshtje. Por, duke sqaruar me tej qendrimin e tij, Ceka vleresoi se “ligji qe ne kemi propozuar, me te cilin eshte bashkuar edhe LSI, eshte nje ligj i cili parashikon koalicionet pas zgjedhjeve”. Sipas tij, koalicioni i propozuar nga LSI-ja, eshte me teper nje koalicion qe synon te realizoje reformat me standarde evropiane dhe kesaj iniciative PAD i bashkohet pa asnje hezitim, duke rikonfirmuar gjendjen e krizes brenda opozites.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›