PSD: “Meta po percan opoziten”
Partia Socialdemokrate vijon me akuzat e saj ndaj LSI. Kjo parti jo vetem qe shprehet kunder krijimit te nje koalicioni te ri opozitar, thirrje kjo e ardhur se fundmi nga Meta, por e akuzon kete te fundit se po sjell nje fryme te re percarese brenda kampit te majte. Kreu socialdemokrat, Gjinushi, nuk ka fshehur pakenaqesine e tij ndaj nismes se ndermarre nga LSI. Per kete arsye, ai u shpreh se “LSI te mos beje me lojen e carjes se te majtes, sepse kjo eshte paguar goxha shtrenjte nje here”. Ne kete menyre, sipas tij, LSI nuk duhet te marre vendime te nxituara, ne te kundert do te favorizoje mazhorancen e djathte, ashtu sic beri ne vitin 2005. Nje dite me pare, Gjinushi e vleresoi largimin e LSI-se si nje largim drejt te djathtes. “Nese deklarimi do te thote ikje nga e majta dhe kalim ne te djathte, atehere ky eshte vullnet politik i cdo partie”, tha Gjinushi.