E Diel, 1 Nëntor 2026

PAD, me lista të veçanta kandidaturash, brenda koalicionit të udhëhequr nga PD-ja

Kreu i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka shpalli dje përfshirjen në koalicionin zgjedhor të drejtuar nga PD, duke e cilësuar aleancën e së djathtës, si një bashkim që garanton fitoren elektorale, por edhe vazhdimësinë e reformave

TIRANE - Partia Aleanca Demokratike do të bëhet pjesë e koalicionit zgjedhor të drejtuar nga Partia Demokratike gjatë zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, që do të zhvillohen në 28 Qershor 2009.
Kryetari i PAD-së, Neritan Ceka, informoi dje mbi vendimin e dy ditëve më parë të Asamblesë së Përgjithshme të kësaj partie, ku u vendos që “PAD të bëhet pjesë e koalicionit zgjedhor të drejtuar nga PD, duke ruajtur identitetin e vet dhe duke luftuar në të gjitha zonat zgjedhore për të nxjerrë deputetë”.
Duke iu referuar rezultateve zgjedhore të 2007, Ceka u shpreh se “nëse PAD merr aq vota sa ka fituar në 2007, pra rreth 4 për qind të votave në nivel kombëtar, por të përqendruar në disa rrethe, PAD mund të arrijë të ketë një numër prej 6 deputetësh në Kuvend”. “Ky rezultat favorizohet edhe nga pjesëmarrja në një koalicion të madh siç është ai me PD-në. Ky është dhe favori që kemi në krahasim me koalicionet e tjera të mundshme”, tha Ceka.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›