PAS NJE MBLEDHJEJE TE QEVERISE
Në vijim të problematikës së trajtuar në mbledhjen e fundit të qeverisë, do të doja të ndalesha në disa çështje që nuk mund të mos provokojnë reagim. Kështu, pasi u kujdes që mediat të pasqyronin qartë sfidën e tij imagjinare me Mao Ce Dunin në kalimin e lumit Jance (Kanalin e Korfuzit), Kryeministri ynë i nderuar vazhdoi në të njëjtin pozicion komik në lidhje me gjendjen reale të ekonomisë, duke anashkaluar të gjitha argumentet dhe realitetin e hidhur të treguesve ekonomikë dhe duke i etiketuar si në krizë të gjithë ata që i shohin gjërat ndryshe nga ai vetë. Duke shkuar më tej, Kryeministri vazhdoi politikën e "shashkave", duke kërkuar që komunat dhe bashkitë, nga njëra anë, të bëhen gati të regjistrojnë martesat e personave të së njëjtës gjini, e, nga ana tjetër, të fillojnë "të shtetëzojnë" tokën e papunuar, në shkëmbim të "taksës së shenjtë e të lashtë të së dhjetës", si dhe pa harruar të hedhë ndonjë gur në politikën e administrimit të arsimit të lartë. Qëllimi i kësaj politike synon të spostojë vëmendjen nga standardet e munguara të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe problemeve reale të ekonomisë shqiptare.
Kriza ekonomike
Kriza ekonomike është e prekshme dhe e dukshme për të gjithë, madje edhe për Kryeministrin, i cili sado shpërfillës ndaj saj, ka ngrirë investimet e mëtejshme me fonde buxhetore. Batërdia elektorale e shiritave të prerë sigurisht që sjell me vete koston e saj, kosto që në momente krize bëhet edhe më e dhimbshme. Për fat të keq, ky është një model i njohur për z. Berisha. Me këtë rast kujtoj se, në vitin që u parapriu zgjedhjeve të vitit 1996, u abuzua në të njëjtën mënyrë me deficitin buxhetor dhe investimet publike, si në vitin 2009, duke bërë që nga njëra anë të influencohej në vendimmarrjen e zgjedhësve, e nga ana tjetër, të mbuloheshin shpenzimet marramendëse të fushatës elektorale.
Sot, fakt, është se depozitat bankare janë në rënie, çka është shoqëruar me rrudhjen e kredisë, duke kontribuar në rënien e investimeve të sektorit privat, e për rrjedhojë, të ritmeve të rritjes ekonomike. Konkretisht, janë bërë publike nga mediat të dhënat për muajin qershor të vitit 2009, ku depozitat në banka shqiptare, në qershor ishin 612 miliardë lekë, ndërsa kredia për ekonominë ishte në nivelin e 418 miliardë lekëve. Kjo do të thotë se kundrejt qershorit të vitit të kaluar, kur depozitat ishin 628 miliardë lekë, ato jo vetëm që nuk janë shtuar, por kanë rënë. Ato janë 16 miliardë lekë më pak se në vitin e kaluar. Pra, një element shumë i rëndësishëm i kërkesës agregate, jo vetëm nuk është rritur, por është ulur dhe si pasojë, burimi i financimit për investimet private ka rënë ndjeshëm. Megjithëse në qershorin e vitit 2009 kredia ka rritje absolute kundrejt vitit të kaluar, ritmet e saj janë ulur duke sjellë rënien e shtesës së kredive bankare. Ajo është rreth 60% e vitit të kaluar. Kuptohet se në këto kushte askush nuk mund të besojë Kryeministrin, teksa deklaron që "nuk ekziston absolutisht asnjë problem likuiditetesh".
Në këto rrethana, hapja e një debati të gjerë profesional mbi këto çështje apo pretendimin kryeministror se, edhe për vitin 2009 investimet publike do të jenë 10 për qind të PPB-së (Prodhimi i Brendshëm Bruto) do të ishte kontributi real i specialistëve, jo vetëm politikanë, që do të diferenconte objektivisht modelin "Berisha" për krizën nga mendimi alternativ ndaj saj. Do të uroja të përfshihej në këtë debat edhe profesorati real, pavarësisht bindjeve politike dhe pse jo, edhe përfaqësuesit e LSI-së, që do bashkëqeverisin me Berishën dhe kanë shprehur qëndrim të ndryshëm nga ai për këto çështje. Kjo është e nevojshme, sepse mendoj që koha vërtetoi atë që kanë deklaruar me kohë specialistët e PS-së dhe që "fushata do të bllokojë investimet në 6-mujorin e dytë".
Politika e arsimit të lartë
Çështja e doktorëve të shkencave dhe pagesa për titullin është diçka që duhet trajtuar në kompleks dhe si pjesë e një strategjie sektoriale për arsimin. Ndaj, edhe debati mbi tarifën që duhet të paguajnë doktorantët duhet të trajtohet në funksion të përmirësimit të cilësisë dhe nivelit të arsimit e jo të sasisë dhe interesave të caktuara apo populizmit kryeministror. Këtu, më shumë se diferencat e stisura kryeministër-ministër për tarifat shumë të larta për universitetet publike, do të kishte vlera debati mbi financimin publik nga ana e shtetit të studimeve të doktorantëve, të cilët premtojnë teza studimore në funksion të sfidave të zhvillimit. Apo që te ne ishte e parakohshme dhe e gabuar vendosja nga qeveria e PD-së e TVSH-së në arsim, që çoi në rritjen e kostos në arsimim, kur sfidat e zhvillimit sot në vendet e zhvilluara janë përballuar me politika që nxisin arsimin, shkencën dhe teknologjinë.
Propozimet për tokën e papunuar
Në vazhdën e historive me notarë lumenjsh e detesh apo taksash të shenjta, që më së paku të shqetësojnë për shkallën e delirit kryeministror, shfaqet edhe një reminishencë tjetër nga e kaluara e largët për shumicën e shqiptarëve: "Toka i takon atij që e punon". Ideja më e fundit e Kryeministrit Berisha mban të njëjtën dozë iracionaliteti që është kthyer tashmë në lloj marke të veçantë dalluese të tij. Pasi deklaroi synimin për njohjen e martesave mes personave të së njëjtës gjini, zoti Berisha del me një tjetër ide "tipike voluntariste", që kërkon të çorodisë edhe më tej, duke i kaluar në përdorim pushtetit lokal tokat që nuk shfrytëzohen nga pronarët e tyre. Në një politikë të tillë ka aq shumë probleme, sa nuk do mjaftonte hapësira e një gazete të tërë. Kjo politikë kërkon t‘i japë një goditje tjetër nocionit të pronës dhe pronarit, në kundërshtim të plotë me parimet kushtetuese dhe çdo zhvillim të pas-tranzicionit. Lëvizje të tilla dritëshkurtra, të padëgjuara, vetëm nxisin apo ndihmojnë të fshihen interesa të errëta, veçanërisht, kur komunat tona janë të papërgatitura për administrimin e sasive të mëdha të tokës që mund të rezultojnë në zona të caktuara. Sidoqoftë, vlen t‘i kujtojmë Kryeministrit se ka të tjera rrugë që duhet të ndiqen në zhvillimin e sektorit bujqësor dhe nxitjen e iniciativës sipërmarrëse. Mbetet të presim, nëse edhe këtë angazhim ai do ta paraqesë si pjesë të matricave të integrimit europian.
Në vend të mbylljes
Teksa vëren gjithçka sapo ndodh në vend, jo vetëm sa më sipër, por edhe shumë politika të tjera të denoncuara më parë, si ato të TEC-it të Durrësit apo fabrikave të shumta të çimentos, mendja të shkon tek rrugët që duhet të ndiqen për t‘i dhënë fund kësaj politike kryeministrore që po tërheq një faturë përherë e më të lartë nga xhepat e shqiptarëve. Domosdoshmërisht, rolin kryesor në parandalimin e këtyre politikave duhet ta japë opozita në radhë të parë, por dhe shoqëria civile e aktorët e tjerë më pas. Z. Berisha, me politikën e tij, e bën më akute nevojën që opozita të mos humbasë kohë dhe energji të vyera në krijimin e vorbullave të brendshme, por të fokusohet qartë në oponencën ndaj keqadministrimit që po i bëhet vendit. Analizat e hapave të marrë deri tani, shqyrtimi i alternativave dhe vetëkorrigjimi janë procese të dobishme jo vetëm tani, por në çdo kohë dhe Partia Socialiste ka treguar se i ka funksionalë ato. Kongresi i ardhshëm ofron një tjetër mundësi për to, në mënyrë që çdo gjë të vihet në funksion të arritjes së objektivave madhorë të programit të forcës sonë politike.