PAVARESIA "Shota" dhe Ansambli i Këngëve do të ndezin Tiranën e Prishtinën

/>Përgatiten për dy koncerte madhështore më 17 shkurt, ditën e njohjes së Kosovës si shtet
Një repertor i zgjedhur, me potpuri këngësh dhe vallesh popullore nga të gjitha trevat e shqiptare do të krijojë një atmosferë të ngrohtë dhe të veçantë, në skenën e Tiranës dhe në atë të Prishtinës. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve Popullore me fillimin e sezonit të ri artistik, do të zhvillojë në muajin shkurt dy koncerte madhështore, në Tiranë dhe në Prishtinë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Këto koncerte do të zhvillohen me pjesëmarrjen e artistëve më të mirë të dy ansambleve shqiptare, Shota dhe AKKVP. Drejtuesi i grupit të valleve, njëkohësisht dhe emër i njohur i skenës Rexhep Çeliku u shpreh se ky koncert do të jetë një prej organizimeve më të bukura, që është bërë nga artistët shqiptarë. Edhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës, një vit përpara se ajo ta merrte ne e kemi pritur duke ndërtuar edhe valle me krijimtarinë time me muzikë të Ilir Shaqrit, dhe pa marrë akoma pavarësinë Kosova ne së bashku me dy ansamblet, ai i Prishtinës Shota dhe Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, bëmë një koncert të përbashkët për pavarësinë, dhe doli një nga koncertet më të bukura, sepse trupat u shkrinë në një trupë të përbashkët dhe bënë një koncert madhështor. Tani kanë përvjetorin e parë, me datë 17 shkurt dhe pritet dhe bashkëbisedimi që ne do të bëjmë me dy trupat e artistëve për të zhvilluar dy koncerte po kaq madhështore. Po atë koncert që ne do të bëjmë në Prishtinë do ta zhvillojmë dhe në Tiranë. Le të japim një festë të madhe si përvjetor i parë i pavarësisë së Kosovës. Ne të bëjmë një koncert sa më të bukur, sa më të larmishëm, sa më të këndshëm, që edhe populli ta pëlqejë, shprehet valltari Çeliku. Sipas tij pritet që të fillojë puna dhe me koreografin dhe të vendoset dhe nga titullari i TKOB se kur do të zhvillohen koncertet. Ne jemi në bashkëbisedime dhe presim që të vijë dhe koreografi, por do të bisedohet dhe me drejtorin Zhani Ciko dhe do të merret një vendim për koncertin se si do të veprojmë, nëse do ta japim këtu atë apo do ta japim në Prishtinë, tregon ai. Repertori i dy koncerteve do të jetë shumë i larmishëm dhe do të ketë pjesëtarë artistët më të mirë. Ne mendojmë që për këtë koncert do të shfaqim një repertor të bukur. Nuk dua të zbuloj shumë, pasi këtu do të ketë nga të gjitha zhanret si valle lirike të shtuara të kohës, por do të ketë dhe valle epike që kanë të bëjnë me trimërinë me forcën e shqiptarit. Nga grupi i valleve në skenë do të jetë i gjithë grupi i valleve, duke filluar që nga unë, Brikena Jaupi etj, po kështu do të jenë dhe solistët këngëtarë si Iirni Qirjako, Sabahet Vishnja, kompleksi vokal, orkestrina me në krye Vladimir Hasimjen si dirigjent. Po gjithmonë me në krye Zhani Cikon dhe drejtuesen artistike Lejla Agolli. Ne si ansambël bëhemi goxha, dhe nëse ne do të bashkohemi me ansamblin Shota bëhemi shumë artistë që do të performojmë për pavarësinë e Kosovës. Do të jetë vallja Luftëtarët e lirisë, Vallja e shqiponjave, që është simbol si në Kosovë dhe në Shqipëri, aq më tepër që dueti i shqiponjave është ndërtuar enkas për pavarësinë e Kosovës. Kudo që të jenë shqiptarët ne do të përcjellim kulturën tonë dhe ti tregojmë botës që ne kemi një kulturë të veçantë,përfundon valltari Rexhep Çeliku. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve, me çeljen e sezonit e ri artistik pritet të zhvillojë koncerte të ndryshme. Perla të folklorit shqiptar si në këngë, ashtu edhe në valle, të interpretuar nga emra të njohur të skenës të këtij ansambli, do të jenë pjesë e repertorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Emra të talentuar si Rexhep Çeliku, Besa Xhelili, Aleksandër Rrapi, Bardhyl Xhafka, Irini Qirjako, Sabahet Vishnja etj, do të përcjellin gjatë këtyre koncerteve pjesën më të bukur të folklorit shqiptar.