Loja me demokraci e subjekteve pa demokraci të brendshme
>Nga Besi BEKTESHI
Fjalë të mëdha për demokracinë, bëjnë pikërisht ato që këtë sistem të madh të pranuar dhe të shpikur për të qenë më popullori dhe reali, nuk duan, dhe nuk kanë dëshirë ta fusin në përdorim. Nuk mund të ketë një qeverisje demokratike, kur nuk ka parti që demokracinë e brendshme të tyre, nuk e kanë pikërisht në përdorim. Patjetër, që me një analizë të shpejtë, nuk gjen normalisht në terren në vendin tonë, parti apo subjekte të tillë që kanë një demokraci të brendshme të fortë dhe të aplikueshme. Nuk ka terren dhe nuk ka shëmbëlltyra të këtij lloji në Shqipëri. Tendencat fjalëmadhe në dy apo tre parti, janë vetëm konsum në erë për pikërisht termin demokraci të brendshme. Tentativat për një anëtar një votë dhe praktikisht vdekja e kësaj norma moderne të demokracisë së brendshme si në PS dhe po ashtu në PD-në që nuk ka marrë asnjëherë mundimin të bëjë demokraci të brendshme, tregojnë se nuk e ka kush në mënd, të zbatojë në qelizën e subjektit politik, një demokraci të brendshme. Asnjë parti në Shqipëri nuk njeh termin fraksion. Nuk e duan, sepse janë për përjashtimin dhe aneksimin, dhe jo krijimin e demokracisë së brendshme për të ndërtuar subjekt politik, ku maxhorancat dhe minorancat të lëvizin në kohë, duke mbajtur në këmbë të pa ndarë subjektin. Sa parti të vogla dhe kurpuskula ka nxjerrë jashtë PD-ja, por ashtu edhe PS-ja sa të tilla ka formuar?
Patjetër që janë parti ku kryetari nuk mund të sulmohet dhe është pikërisht ai, që tejkalon statutet e kota dhe të pa zbatuara asnjëherë realisht dhe seriozisht për të mos përmendur fjalën sinqerisht, që nuk njihet aspak. Por ku brenda për brenda subjektit nuk njihet dhe aplikohet demokracia, si ka mundësi të mendojmë dhe besojmë, se në qeverisje kjo qjë do të zbatohet apo edhe i kalohet afër?!!
Nuk ka shanse
Prandaj nuk ndërtojmë standarde të shtyllave të demokracisë në shtet dhe të pushteteve të ndara. Maxhoranca në fakt është term i përdorur krejtësisht kot te ne, sepse ajo zëvendësohet pothuaj krejtësisht nga lideri apo kush të jetë Kryeministër.
Kemi vetëm parti kryetarësh dhe me mungesa të mëdha të konkurrimit partiak në ide dhe alternativa të brendshme të subjektit. Ka pasur tentativa dikur në PS, të cilat janë kthyer në anarshi dhe pushtet të tillë, por edhe aty tani ka një sundim i cili afron me mungesën e demokracisë së brendshme me simotrën e saj PD, kur Berishën nuk ka by...ë askush ta kundërshtojë, sepse kanë kuptuar se nuk kanë për të pasur kurrë këllqe për të qenë të lirë kur kryejnë ndonjë alternativë, apo edhe shfaqe të demokracisë së brendshme. Nga ana tjetër ka edhe një poshtërsi analoge që në të tilla forume që nuk ja kanë ngenë demokracisë së brendshme, sepse lideri po ju lëshoi pe, ato në përgjithësi e marrin për dobësi dhe e hanë pastaj me gjithë çfarë ka atë, që ju aplikon pikërisht demokracinë.
Nuk ka rrugëdalje nga kjo paudhësi rurale dhe idiote që ne bëjmë me demokracinë, si në partitë tona, por edhe në pushtetet e aplikuara në demokraci. Edhe kur ndonjë subjekt është munduar të bëjë demokraci të brendshme, ajo nuk është kuptuar dhe pastaj është rikthyer metoda e sundimit të shefit, i cili krijon piramidën e tij partiake për të vazhduar militimin dhe drejtimin politik.
Nejse!!!
Platoni që në kohë të vjetra paralajmëron se demokracia transformohet shpesh në despotizëm. Ku më mirë se në demokracinë e brendshme të partive, nuk bën vaki kjo gjë?!! Pse çfarë është një kryetar partie që nuk pyet forume dhe nuk apelon ato për vendime të mëdha dhe të natyrës statuore? Kurse Lugji Pirandelo thotë: Tirania më tallëse dhe më e urryer, është tirania e maskuar në liri! Po a ka më gjë të urryer, se kur pranon të kesh demokraci brenda grupit të mbledhur vullnetarisht dhe që nuk lejon pastaj liri. Këtë gjë e shikon pothuaj në të gjitha partitë tona, sepse liria aty është një specie në zhdukje dhe e vetmja liri është të rrish urtë ose të largohesh nga subjekti.
Sipas autorit të madh të sotëm anglez Paul Ginsborg demokracia e brendshme ka shumë armiq dhe intensioni i tyre i vërtetë është, populizmi, manipulacioni mediatik, intolerenca dhe autoritarizmi. Më qartë se kaq, për klasën tonë politike militante dhe sidomos në lidershpiet, nuk mund të ketë. Nuk ka shef politik që nuk është populist, manipulator mediatik dhe ashpërsisht intolerant dhe autoritar (partiak). Kush i ka shpëtuar kësaj rregulle të antidemokracisë, duhet menjëherë ndjekur pas, por nuk ka shanse të mbijetojë në këtë mjedis të ndytë, sepse do ta eliminonin jo vetëm kundërshtarët, por edhe të vetët. Sepse në demokracinë tonë të brendshme partiake, e cila pastaj radikalizohet në pushtet, tendenca është që vendimet merren përpara se të votohen dhe kapërcehet ligji i maxhorancave vendimmarrëse në grupim për të parë si vendim vetëm urdhërin dhe qejfin qëndrim mbajtës së shefit. C. Bukoëski thotë qartë dhe prerë: Diferenca ndaj demokracisë dhe një diktature është se në një demokraci, më përpara votohet, e më pas merren urdhra, kurse në një diktaturë nuk duhesh të humbësh kohë me votime. Qartë fare, dhe pikërisht si te ne. Nuk humb kohën askush në subjektet tona për të marrë vendime me votim në organe, vendime qoftë edhe të manipuluara. Tani e kanë zhgrehur fare edhe këtë vogëlsi e cila na largon së paku virtualisht nga koha e Enverit.
Ato që i referohen statuteve apo edhe ato që duan të kenë rregulla demokracie të brendshme, nuk kanë për të bërë hajër në asnjë apo pothuaj asnjë subjekt shqiptar.
Normalisht pyetja vjen vetiu!! Me të tilla subjekte, si ka mundësi që demokracia të zbatohet dhe të fitojë përfundimisht vendin e shqipeve???! Megjithatë thonë se shpresa vdes e fundit. Në mos ka vdekur dhe nuk e deklarojnë si të tillë. Kushedi është e para, që të qëndrojmë në pritje, sepse kemi edhe kohë!!!
Last Updated on Saturday, 10 January 2009 12:13