E Shtunë, 31 Tetor 2026

PBDNJ ftohet me PS-në, Dule i hapur për partinë e Topit

“Nëse Poli i Qendrës do të krijojë hapësira, të cilat do t’u shërbejnë interesave strategjike të vendit, që nuk janë të tjera veç ato integruese, me një ritëm të ri dhe me një motivim mbarëshoqëror, sigurisht që partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut nuk mund të refuzonte kontributin e vet në këtë drejtim”, u shpreh Dule gjatë një prononcimi për media.

Kryetari i PBDNJ-së është tepër kritik ndaj qëndrimit të PS-së, pasi sipas tij ajo po shikon vetëm interesat e saj të ngushta, pa përfshirë aleatët. Pakënaqësi të ngjashme kanë shfaqur më parë edhe aleatët e tjerë të vegjël të PS-së.

“Nuk ka asnjë marrëveshje që të angazhojë PBDNJ-në, por besoj asnjë forcë tjetër politike të opozitës. Marrëveshja jonë me PS-në ka përfunduar me zhvillimin e zgjedhjeve në vitin 2009-të. Por, kjo nuk do të thotë se nuk ka shumë aspekte, disa prej të cilave strategjike, që na lidhin me PS-në dhe këto kanë të bëjnë me qëndrimin tonë opozitar ndaj qeverisë dhe qeverisjes”, deklaroi Dule./Start/

                                                                                             2012-03-17 07:37
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›