E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuse në Big Brother? As nuk e mendoja

Entela Resuli

Floriani është nga fshati Baldushk i Tiranës. Ditëve të zakonshme atë e gjen në banesa të ndryshme duke punuar me gipse e bojra së bashku më të vëllain. Një muaj më parë, vendosi të bëhet pjesë e realiti shou Big Brother. Ka një natyrë të ndrojtur, gjë që u vu re edhe në atë program televiziv. Pjesëmarrja e tij ishte një tekë e momentit nga ana e 24 vjeçarit dhe një dëshirë për të provuar veten në raport me të tjerët. Në fillim kjo ide e tij nuk ishte pranuar nga familja por në fund ata respektuan vendimin e tij. Që në momentin që u fut në atë shtëpi të vëzhguar 24 orë nga kamerat e kishte kuptuar që aty nuk do ishte Floriani që njihnin të gjithë. Në kohën e transmetimit të klipit që prezantonte Florin, sipas tij autorët ishin munduar ta trajtonin atë si një djalë fshati që nuk merr erë nga jeta dhe që e ëma e kishte urdhëruar të mos gjente nuse në atë shtëpi. Në këtë bisedë për Shekullin Flori na ka treguar se kjo nuk është aspak e vërtetë; mami im nuk e ka thënë atë fjalë, prindërit nuk ndikojnë aspak në jetën time.

Flori futja juaj në Big Brother ishte e paramenduar apo dëshirë për ti hyrë një aventure?

Nuk e kisha menduar më parë të futesha në Big Brother, se po ta kisha analizuar ndoshta nuk do të isha bërë pjesë e tij. Kur fillon e aplikon, bëhesh kurioz; a do fitojë apo jo, dhe bëj garë me veten. Ndoshta nuk isha nga ata që kisha një histori dramatike, por thash edhe kështu mund të funksionojë edhe nga pozitiviteti mund të dalin gjëra të mira. Në momentin që hyra e kuptova që aty njerëzit janë në një laborator dhe madje besojë se kjo gjë më penalizoj pasi e shpreha hapur brenda shtëpisë duke pohuar shpesh që, këtu të bëhet lavazh truri, këtu përdoremi si kavje…

Në çformë përdoren njerëzit brenda shtëpisë?

Aty ndryshon personalitet dhe po mos ta ndryshosh nuk ecën. Unë vendosa të mos ndryshojë asgjë nga ato që kam dhe nuk pata sukses. Të ndryshosh karakterin për hir të një loje nuk ka asnjë vlerë.

Mendoja që jashtë kisha një jetë të mirë, ata që njihja më respektonin dhe i respektoja. Faktikisht me prehu pak hyrja ime se ma kishin sajuar në një formë të tillë që u mërzita. Gjatë klipit ishte bërë një montim i tillë sikur, ime më kishte thënë që, Floriani mos ta mendojë që do të gjej nuse brenda shtëpisë. Kjo gjë nuk është thënë aspak nga ajo se kemi qenë të dy gjatë xhirimeve të klipit. Unë një herë në javë i takojë prindërit e mi pasi ata jetojnë në fshat, Baldushk, dhe nuk kanë aspak ndikim tek unë, dhe ata nuk e kanë pyetur. Autorët e atij programi kanë dashur të më nxjerrin mua në rolin e katunarit të lodhur që nuk merr vesh nga jeta, e nuk ja dolën dot. Por në fakt nuk është kështu, unë jam nga ata që ngacmojë femra, jam dhe nga ata djem që kam bashkëjetuar për një kohë të gjatë. Mua, po të më pëlqente ndonjë femër aty brenda do e pranoja, sigurisht që po të më pëlqente se për lojë nuk do kisha bërë asgjë. Aty kuptohet leht kur je për lojë dhe kur e ke seriozisht.

Si ishin konkurrentet që njohe në Big Brother?

Ishin njerëz të mirë në kuptimin e parë të fjalës. Por mendojë se më të mirët dolën, duke filluar që nga Gjoni që ishte më i mirë aty brenda, ishte dhe Elvisi që doli këtë javë, por edhe unë, po nuk po them për veten time sepse duket sikur po mburrem. Po me çkam dëgjuar për veten thonë që jam djalë i mirë, i sjellshëm e i kulturuar.

Çfarë prisnit nga kjo aventurë në momentin që hyre?

Qëllimi im nuk ishte që të bëhesha i njohur. Kur hyn aty me të vërtetë mund të bëhesh i famshëm po unë nuk besojë se kjo famë ka ndonjë vlerë të madhe. Unë hyra për të njohur njerëz të rinj dhe se si do të gjendem unë në një ambient të mbyllur dhe të izoluar nga çdo lloj informacioni. Për të provuar veten më saktë. Por kjo fama të krijoka dhe probleme, nëse më parë unë dilja në mëngjes pija kafe në lokalin e lagjes, tani kur dal të gjithë më shohin dhe pëshpërisin, kjo gjë më shqetëson pak sa, por mendojë se do të kalojë.

Mendon se nuk ke bërë mirë që je bërë pjesë e atij shou?

Jo, nuk mendoj, sepse ishte një eksperiencë për mua dhe nuk e quaj aspak negative.

Është vërtetë një realiti shou ku shumë gjëra diktohen?

Normalisht, ajo dihet, një pjesë e gjërave që ndodhin aty janë të diktuara. Unë e thash hapur mendimin tim për këtë program dhe kjo më penalizoi. Ndoshta u futa në programin e gabuar. Nuk mendoj se Shqipëria karakterizohet nga ata lloj karakteresh që ishin aty brenda.

Tani e ndiqni atë program, besoni në historitë e dashurisë që kanë nisur aty ?

Shumë pak e ndjek, po kam parë ata që janë lidhur, por vetëm dashuri nuk mund të ketë aty brenda. Deri tani thjesht po përdoren e po përdorin njeri-tjerrin. Në një çift mbase dhe njëri mund të ndjej me të vërtetë por nuk ndjen tjetri.

Ju pëlqeu ndonjëra nga vajzat brenda shtëpisë?

Mua për vete nuk më pëlqeu asnjë nga ato vajzat në shtëpi. Mbase është problemi pasi aty ke mundësi ti njohësh më përpara njerëzit e më pas ti pëlqesh të kesh miqësi e shoqëri.

Pse, cila është femra juaj ideale?

Më pëlqejnë femrat që kanë karakter të fortë, të jenë të komunikueshme që të arrish të flasësh për çfarëdo lloj teme. Unë jam tip që kam dëshirë të flas. Komunikimi i zgjatë jetën një dashurie.

Françeska është një nga më të përfolurat për momentin në  Big Brother. Mendimi juaj për të?

Në përgjithësi nuk ishte gocë e keqe po mbase i mungon disi pjekuria dhe më të drejtë se është ende adoleshente.

Familja si e priti daljen tuaj?

Babi im njëherë e ka urryer këtë emision, vetëm aty nuk ndalonte njëherë televizori. Gjithsesi e pranoi futjen time në atë shtëpi. Pavarësisht se prisnin shumë nga unë, por kur dola dhe i shpjegova se si ishte situata aty brenda, më mirëkuptuan.

Për diplomaci

Ju që e keni parë brenda shtëpisë ashtu, fjalë pak e të heshtur ndoshta nuk e dini që Flori studion për diplomaci, në vitin e parë pranë një universiteti privat. Degën e ka zgjedhur si i pëlqen kjo fushë dhe dëshiron që në të ardhmen të bëhet pjesë e saj. Pohon se e ka filluar vonë shkollën pasi kur përfundoi gjimnazin mendoj që njëherë të punonte dhe më pas të ndiqte studimet. Nga Baldushku ka shtatë vjet që është larguar dhe prej atëherë punon në ndërtime me lyerjen e shtëpive me bojë dhe gipse.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›