E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, sulmohet autobusi me gurë, 2 të lënduar

SHKUP- Dy persona, mes te cileve nje polic jane lenduar mbreme, kur nje autobus i linjes urbane ne Shkup eshtë sulmuar me gurë.

Burime policore theksuan se incidenti ka ndodhur në rrugën “Anton Popov”, kur siç thuhet persona të panjohur kanë gjuajtur me gurë autobusin urban me numër 65. Nga thyerja e xhamave janë lënduar dy veta, mes tyre një pjesëtar i policisë i stacionit policor të Gazi Babës.

Në këtë incident është lënduar edhe një 32 vjeçare, e cila ka marrë lëndime në kokë. MPB ka bërë të ditur se ka ndërmarrë masat për të zbuluar incidentin. Ky është incidenti i radhës në Shkup, pavaresisht masave shtesë të ndërmarrë nga MPB. (INA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›