Kryetaret e bashkive socialiste, 5 kerkesa per qeverine
Protestuesit te cilet kane marre pjese ne protesten e djeshme te bashkive te vendit, e cila u organizua ne Tirane, kane qene te pajisur me qese me mbeturina. Por, ka qene policia e cila nuk ka lejuar keta protestues ne bulevardin me te madh te kryeqytetit, duke i ndaluar ata, si dhe duke mbledhur ne nje vend te vecante qeset e mbeturinave.
Protesta
Ndonese protesta nen moton "Te drejta sipas ligjit", ishte planifikuar te niste ne oren 11:00 ajo filloi rreth 45 minuta per shkak se punonjesit e bashkise ishin pajisur me qese me mbeturina dhe u ndaluan per nje kohe perpara hotel "Dajtit". Organizatoret e protestes kishin parashikuar qe qeset me mbeturina te vendoseshin para kryeministrise, ne shenje simboli se bashkite nuk kane fonde as per pastrimin e qytetit. Duket se kjo pike e protestes nuk ka ecur sipas parashikimeve, per vete faktin se uniformat blu nuk kane lejuar protestuesit te marrin me vete mbeturinat. Nderkohe qe nje nate perpara zhvillimit te protestes, dy kamione te mbushur me plehra qarkulluan ne kryeqytet per t'i hedhur ato ne qytet dhe deri perreth godines se Kryeministrise. Keto dyshime detyruan policine e Tiranes te nise nje hetim, e nxitur dhe nga telefonata ne sallen operative ku disa banore te alarmuar kane kerkuar nderhyrjen e forcave te rendit. Nderkohe drejtuesit e mjeteve kane deklaruar se thaset me plehra i kane marre ne Sharre, pasi ishin ngarkuar nga punetoret e ndermarrjes.
Kerkesat
Protesta e dites se djeshme ka pasur si pikesynim rikujtimin e pese kerkesave te hartuara nga drejtuesit e bashkive socialiste ne vend, kundrejt qeverise. Per sa u perket kerkesave kryesore, ato kane te bejne me ligjin e taksave per biznesin e vogel, ku kerkohet anulimi i tij. Po keshtu eshte kerkuar edhe te anulohet vendimi per percaktimin e taksave vendore nga qeveria, i cili eshte bere ne maj te ketij viti. Kerkesa e trete ka pasur te beje me kompensimin e te ardhurave te munguara, ku sipas krereve te bashkive socialiste ne vend ky grand nuk eshte plotesuar asnjehere. Nje tjeter ndryshim qe kerkojne t'u behet bashkive, eshte edhe ndarja e grandeve ne menyre te drejte dhe jo sipas ngjyrimeve politike, ndersa kerkesa e fundit ka te beje me taksat te cilet duhet te jene mbi tatimin e vleres se shtuar. Keto kerkesa por edhe nje sere ankesash te tjera, i jane drejtuar qeverise nga te gjithe drejtuesit vendore te bashkive socialiste te vendit, duke filluar nga ato te qyteteve te medha deri tek ato me te voglat.
Bashkia e Tiranes, 4 dite ne proteste
Punonjesit e bashkise se Tiranes nuk kane qene vetem, gjate paradites se djeshme ne proteste. Prej 4 ditesh ata kane dale ne sheshin perpara institucionit ku ata punojne dhe kane kerkuar qe qeveria, te mos marre vendime te cilat cenojne autonomine e institucionit. Nderkohe qe ne kerkesat e tjera kane qene edhe ato qe kerkuan dje te gjithe drejtuesit e njesive vendore socialiste te vendit.
Kerkesat e bashkiakeve
1. Te anulohet amendamenti i majit 2009 ne ligjin baze te taksave, e tarifave vendore ku qeveria ne rruge antikushtetuese, nderhyri direkt ne percaktimin e nivelit te tarifave.
2. Te anulohet vendimi i tetorit 2009 qe ne kulmin e krizes ekonomike, bizneset e vogla me xhiro nga 5 ne 8 milione nuk i klasifikon me si te tilla, po si biznese te medha qe futen ne nje skeme detyrimesh tatimore, te paperballueshme per ta.
3. Te behet kompensimi i te ardhurave te munguara, 5 vjet me radhe, ne arken e bashkive e komunave nga pergjysmimi arbitrar i takses se biznesit te vogel ne vitin 2005.
4. T'i jepet fund praktikes joevropiane, te grandeve konkurruese per nevojat e funksionet baze te njesive vendore dhe pjesa e buxhetit te shtetit, per njesite vendore te ndahet ne baze te nje formule bashkekohore kriteresh objektive, ku te gjitha bashkite dhe komunat marrin cfare u takon, pavaresisht nga ngjyra e tyre politike.
5. Te aplikohen me ne fund taksat e ndara ashtu sic ka percaktuar ligji organik i qeverisjes vendore ketu e dhjete vjet me pare, lidhur me tatimin mbi te ardhurat personale dhe tatimin mbi fitimin e kompanive.