Meta: Gati marreveshja per pensionet e emigranteve
Zevendeskryeministri dhe minister i Jashtem i Shqiperise Ilir Meta, ka marre nga kryeministri grek, Jorgos Papandreu, vendosmerine e ketij te fundit, qe te beje realitet premtimet elektorale per integrimin e emigranteve. Pas takimit, ne kuader te Konferences se 17-te te Ministrave te Jashtem te OSBE-se, ne Athine, Meta ka thene se i ka perseritur kryeministrit grek, kerkesen per njohjen e patentave shqiptare te drejtimit te automjetit, si dhe arritjen e nje marreveshjeje per sigurimet shoqerore te emigranteve. I pyetur nga gazeta "Tribuna" per reagimin e kryeministrit grek ndaj ketyre kerkesave, Meta tha se "Jorgos Papandreu ishte shume i vemendshem lidhur me keto kerkesa, ai u shpreh se eshte i vendosur qe t'i mbaje ato premtime qe ka bere edhe para zgjedhjeve per permiresimin e te drejtave te emigranteve".
Zoti Meta, jemi njohur tashme me kerkesat qe i paraqitet kryeministrit grek, lidhur me emigrantet shqiptare, si dhe me premtimet e tij. Ajo qe duam te dime eshte se cfare do te beni konkretisht ju si qeveri, qe keto ceshtje te mbeten ne evidence te marredhenieve greko-shqiptare deri ne zgjidhjen e tyre?
Se pari dua te shpreh kenaqesine per takimin shume te frytshem dhe miqesor qe pata me kryeministrin dhe njeheresh minister i Jashtem i Greqise, zotin Papandreu. Nje teme shume e rendesishme e ketij takimi kishte te bente me plotesimin e disa kerkesave dhe te drejtave te emigranteve shqiptare ne Greqi, te cilat permiresojne levizjen e tyre, por edhe kushtet e jeteses dhe te qendrimit te tyre ne kete vend. Zoti Papandreu me njohu me angazhimin qe do te beje gjithcka per te mbajtur premtimet qe ka dhene per te drejtat e emigranteve.
Une kam bere dy kerkesa konkrete; Njohja e patentave te emigranteve tane, gje qe u kerkua edhe nga kryeministri Berisha ne takimin e Prespes dhe se dyti, nenshkrimin e nje marreveshjeje midis te dy vendeve, per njohjen e sigurimeve shoqerore ne nje te ardhme sa me te afert. Per kete ceshtje ne do te paraqesim edhe nje projektmarreveshje, realizimi i se ciles do te kerkoje kohen dhe negociatat e nevojshme. Por jemi te bindur, pa asnje diskutim se te drejtat dhe kushtet e emigranteve tane do te shenojne progres gjate kesaj periudhe. Dhe per kete, nuk eshte garanci vetem interesimi i vazhdueshem i pales sone, por edhe vizioni i qeverise se re greke lidhur me te drejtat e emigranteve qe jetojne ne Greqi.
Para disa ditesh Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ratifikimin e marreveshjes per kufirin detar midis Shqiperise dhe Greqise. A pati ndonje prononcim nga zoti Papandreu per kete ceshtje dhe a i ndikon pezullimi, marredheniet midis dy shteteve?
Ka nje prononcim te qarte publik nga ministri alternativ i Puneve te Jashtme te Greqise, zotin Drutsas, lidhur me kete ceshtje gjate konferences se perbashket per shtyp qe dhane ne Tirane, javen e kaluar e cila ka te beje pikerisht me respektimin e procedurave te secilit shtet. Dhe ne kete drejtim, kjo eshte nje ceshtje qe ndodhet ne proces. Ju e dini qendrimin e qeverise qe kjo eshte jo vetem ne interes te te dy vendeve, por akoma me shume eshte ne interes te Shqiperise, sepse kjo ndihmon integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian ndersa Greqia eshte anetare e BE-se prej dekadash tashme. Sigurisht qe ne do t'i respektojme te gjitha procedurat. Por mendojme se kjo ceshtje eshte instrumentalizuar politikisht nga lidershipi i Partise Socialiste dhe personalisht nga zoti Rama, duke kerkuar te krijoje kapital politik permes aplikimit te nje mendesie nacionaliste qe i ka kaluar koha. Pasi ne jemi te bindur qe eshte respektuar ligji shqiptar, eshte respektuar ligji nderkombetar per detin, ku te dy vendet jane pale; dhe cdo gje eshte korrekte dhe ne interes reciprok.
Pavaresisht se raportet tuaja me Edi Ramen nuk jane per t'u lakmuar, a nuk do te kishte vlere nje iniciative e Ilir Metes, nje tentative per zhbllokimin e situates aktuale? A mendoni se ka gjasa qe tensioni te shkallezohet me tej? Shperthimet personale te kryeministrit javen e kaluar, nuk besoj se parathone dicka te mire...?
Une mendoj se eshte koha qe te gjitha energjite te perqendrohen ne ceshtjen e integrimit evropian. Ne presim tashme qe per pak jave te marrim Pyetesorin nga Komisioni Evropian, qe kerkon nje angazhim te jashtezakonshem te gjithe strukturave tona, jo vetem te administrates publike dhe shteterore, por mendoj dhe te gjithe eksperteve me te mire qe ka vendi, si ne sektorin privat, ashtu dhe ne shoqerine civile. Eshte koha qe edhe opozita te marre persiper rolin e saj, sepse ky eshte nje aksion i madh kombetar, nuk eshte nje aksion thjesht qeveritar dhe eshte absolutisht e rendesishme, qe ky kontribut te jepet me pare ne Parlament, ku opozita ka ne dispozicion edhe vendin e kryetarit te Komisionit te Integrimit, ne menyre qe te luaje nje rol te rendesishem ne kete proces.
Sa u perket replikave dhe debateve nuk mendoj se ato jane pozitive, por nga ana tjeter, nuk mendoj se ato jane edhe substanciale. Gjithe konflikti sot qendron ne sjelljen krejtesisht antidemokratike te kryetarit te Partise Socialiste, i cili per arsye krejtesisht personale nuk ka pranuar humbjen, sepse ne rast se do te pranonte humbjen, sipas statutit te partise se tij, duhej te jepte doreheqjen, sikurse iu kerkua edhe nga shume deputete te PS. Ai zgjodhi rrugen me te lehte, te perpiqej te njolloste zgjedhjet, per te mos pranuar rezultatin, ne menyre qe te vazhdonte te mbetej kryetar i partise. Njekohesisht ai kerkon ta mbaje jashte Parlamentit, Partine Socialiste ngaqe nuk eshte vete anetar i Parlamentit dhe deshiron qe dialogu te zhvillohet ne rruge, kur dihet qe gjithe bota demokratike dialogun ne radhe te pare, e zhvillon ne institucione. Ne nuk duam te hyjme ne ceshtjet e brendshme te Partise Socialiste, por jemi te bindur qe politika e bojkotit eshte nje politike pa te ardhme, nje politike e deshtuar dhe nuk do te pengoje dot funksionimin e institucioneve demokratike ne vend.
Megjithate, une insistoj se kontributi juaj per gati dy dekada ne te majten shqiptare, ne PS, ne mos gje tjeter, ju ngarkon me nje obligim moral lidhur me te ardhmen e kesaj te majte...?
Mendoj se per mua dhe per LSI-ne eshte detyre shume e rendesishme ajo qe ka te beje me kontributin e levizjes sone, si force e majte progresiste per integrimin evropian te vendit, dhe ne kontribuojme cdo dite edhe permes pjesemarrjes ne koalicionin qeverises dhe ne gjithe programin e qeverise. Ndersa per sa i takon te ardhmes se Partise Socialiste, ajo duhet te zgjidhet nga vete anetaret dhe simpatizantet e saj. Te cilet besoj se nuk do te lejojne qe te kthehen ne nje segment destruktiv i politikes shqiptare, qe vepron ne kundershtim me interesat e integrimit evropian te Shqiperise dhe qe do te provokoje tensione artificiale. Te cilat nuk kane asnje lidhje me realitetin politik ne vend, por edhe me ato kerkesa, qe kane gjithe qytetaret shqiptare nga politika shqiptare sot, pra qeveria dhe opozita, qe jane pikerisht liberalizimi i vizave, te cilen ne do ta arrijme patjeter gjate vitit te ardhshem, me progresin shume te madh qe kemi bere. Une mora shume garanci edhe nga takimet dypaleshe me shume ministra te Jashtem te vendeve anetare te BE-se ketu ne Athine. E dyta ka te beje me nje standard me te larte te jeteses, problemeve ekonomike dhe sociale dhe Shqiperia eshte nje nga vendet e pakta qe ka arritur te kete nje rritje te qendrueshme ekonomike, nderkohe qe vende te tjera me te fuqishme jo vetem kane pasur recension, por edhe pasoja me te renda sociale. Ne jemi te bindur qe qeveria do ta realizoje programin e saj dhe kjo do t'u sherbeje gjithe qytetareve shqiptare, edhe atyre qe jane ne opozite, pavaresisht se realizimi nuk u sherben interesave te ngushta te kryetarit aktual te partise Socialiste, i cili kudo qe vete, kerkon te mos behet liberalizimi i vizave dhe te bllokohet procesi i integrimit evropian, pasi nuk arrin dot te ngrihet mbi interesat e vogla.
Qe prej 4 korrikut, LSI eshte pjese e koalicionit qeverises. Me dore ne zemer, a e keni pasur te veshtire t'i pergjigjeni fteses se zotit Berisha?
Natyrisht qe jam menduar, por vete rezultati i 28 qershorit nuk linte vend per shume zgjedhje. Ose do te kontribuonim qe ta shpinim vendin ne nje krize, (dhe dihej qe nje bashkepunim PS - LSI sillte vetem krize, sepse nuk sillte dot realizimin e nje mazhorance legjitime qeverisese), ose do te kontribuonim per stabilitet, per normalitet dhe per te vijuar proceset integruese. Cdo dite qe kalon tregon se zgjedhja jone ishte me e drejta, jo vetem sepse vendi pati nje sezon turistik shume te mire, per shkak edhe te zgjidhjes shume shpejt edhe te ceshtjes se ketij koalicioni. Por edhe sepse kerkesa e Shqiperise per statusin e vendit kandidat kaloi nga Keshilli i ministrave te jashtem te BE-se drejt Komisionit Evropian, pas disa javesh vjen Pyetesori; ne nje kohe shume te shkurter eshte bere nje progres i jashtezakonshem per te plotesuar kriteret dhe standardet e liberalizimit te vizave. Perfundimisht jam i bindur se kjo ka qene zgjidhja me e mire, ashtu sikurse veprimet e kryetarit aktual te partise Socialiste na bindin se sa larg jemi ne filozofi, ne pergjegjesine politike dhe atdhetare me lidershipin aktual te kesaj force politike.
Mendoj se levizja jone eshte tregues i nje pjekurie te klases politike ne Shqiperi dhe i nje risie, e cila ne vendet e tjera eshte nje tradite, pavaresisht nga dallimet ideore apo ideologjike.
LSI eshte e kenaqur vetem me faktin e pjesemarrjes ne qeverisje, dhe po harron madje dhe greven e urise se deputeteve, plot nje vit me pare?
Absolutisht jo. Por ceshtja e kodit nuk eshte nje ceshtje emergjente. Nga ana tjeter, ajo eshte nje ceshtje qe kerkon nje konsensus me te gjere, duke perfshire edhe opoziten. Mahoranca e partise demokratike ka shprehur vullnetin per ta korrigjuar kodin dhe ne besojme ne nje kosensus me te gjere...
Rishikimi i kodit zgjedhor mendoj se perben emergjence, aq me teper qe me te lidhet edhe realizimi i objektivit tuaj te kahershem, nje angazhim personal do te thosha, per sanksionimin e te drejtes se votes emigranteve?
Padyshim, kjo eshte nje kerkese e jona e hershme dhe besojme se do te jete nje realitet ne te ardhmen.
Cfare prioriteti ze ne axhenden tuaj ,permiresimi i punes dhe procedurave ne perfaqesite diplomatike dhe konsullore shqiptare, ne vendet ku ka perqendrim te madh te emigracionit shqiptar?
Ky eshte nje prioritet i vecante, duke thjeshtezuar dhe lehtesuar gjithe procedurat, por edhe duke nderhyre njekohesisht tek qeverite e vendeve perkatese, per te bere te njejten gje. Jam i bindur se edhe keto masa qe ne po ndermarrim, liberalizimi i vizave, njohja e patentave dhe shume elemente te tjere konkrete, do te sjellim nje ndryshim rrenjesor te situates shume shpejt.