E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buttiglione: PS te njohe zgjedhjet

Ne nje kohe kur opozita vijon me ultimatumet e saj e lidhur fort pas qendrimit per te mos njohur rezultatin e zgjedhjeve te 28 qershorit si nje proces i manipuluar, faktori nderkombetar vijon te hedhe poshte pretendimet e kryesocialistit. Duke perforcuar me tej qendrimin se, zgjedhjet ishin te rregullta. Zevendespresidenti i parlamentit italian, Roco Buttiglione, gjate nje takimi te zhvilluar dje me kryeparlamentaren Topalli i beri apel forcave politike qe te njohe rezultatin e dale nga procesi i 28 qershorit. Zyrtari i larte italian vleresoi se zgjedhjet ne Shqiperi ishin te monitoruara nga shume organizma nderkombetare dhe vleresimi unanim i Parlamenti Evropian, dhe organizmave te tjera qe ndoqen kete ceshtje ishte se zgjedhjet ishin te rregullta. "Une mendoj se eshte koha qe opozita dhe qeveria te tregohen bujare per te ecur normalisht ne proceset demokratike te vendit", deklaroi Buttiglione. Sipas tij, Shqiperia ka bere progres te madh edhe ne fushen e demokracise. Ai theksoi se demokracia ka shpesh konflikte, ndonjehere edhe te ndezura. "Une do doja t'i drejtoj nje apel te gjitha forcave politike shqiptare; te njohin rezultatin e zgjedhjeve. Ne nje demokraci eshte e rendesishme si te qeverisesh ashtu edhe te besh opozite", apeloi. Zevendespresidenti i parlamentit italian. Gjate takimit te zhvilluar me kryeparlamentare, Butilione vuri theksin ne menyre te vecante tek progresi politik dhe ai ekonomik qe ka bere Shqiperia gjate ketyre viteve, progres qe sipas tij luan nje rol kyc ne proceset integruese te Shqiperise dhe heqjen e vizave vitin e ardhshem. "Kam kenaqesi kur shoh rrugen e madhe qe Shqiperia ka bere drejt Evropes, nje rruge ne dimensionin ekonomik, dimensionin civil, dimensionin politik ne stabilitetin e nje demokracie te forte", u shpreh zyrtari lart italian. Ai shprehu bindjen se Shqiperia do te marre ate qe kerkon per sa i perket hyrjes ne shengen si dhe ne njohjen e statusit te vendit kandidat. Sipas tij, nuk duhet nenvleresuar domethenia e madhe simbolike e ketyre dy rezultateve. Nga ana tjeter, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, deklaroi se Presidenti Buttiglione eshte nje avokat i Shqiperise nder vite dhe ne biseduam per liberalizimin e vizave. "E falenderova per mbeshtetjen e Italise ne vendimin e marre ne 16 nentor kur 27 qeveri evropiane i thane "Po" Shqiperise ne kerkesen e saj ne rrugen e integrimit dhe gjeta mbeshtetje nga presidenti Buttiglione ne menyre te vecante per ate qe e kemi me te rendesishme, ne qellimin tone me te vecante; ne heqjen e vizave ne vitin e ardhshem, mbeshtetje qe na eshte dhene edhe nga qeveria italiane dhe ministri i Jashtem gjate gjithe kesaj periudhe", u shpreh Topalli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›