PBKD përshëndet miratimin e ligjit për dëmshpërblimin e të përndjekurve
Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, ka përshëndetur Kuvendin, i cili miratoi dje ligjin “Për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë”. Gjatë një konference për shtyp, Roshi u shpreh se ky ligj rregullon raportet e shoqërisë së sotme me të kaluarën. “Partia Socialiste, me qëndrimin që mban ndaj ish-të përndjekurve politikë, tregon se sjellja e saj vazhdon të ketë nuanca të koncepteve të Partisë së Punës”, - u shpreh Roshi, i cili ndër të tjera përshëndeti edhe anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. “Me deklaratën përtej të majtës dhe të djathtës, Partia Socialiste tregon mosshkëputjen e saj nga e shkuara, pasi vetëm në diktaturë s’ekzistonin termat i majtë dhe i djathtë, por veç komunist”, - është shprehur Roshi.
3 Prill 2009