E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta kinematografi, Saim Kokona

Saim Kokona

TIRANE- Ka ndërruar jetë në moshën 78- vjeçare autori i shumë filmave dokumentarë dhe artistik, Saim Kokona.

Saim Kokona është një kinematograf shqiptar, lindi më 26 shkurt të vitit 1934 në Gjirokastër, Shqipëri. Në moshën 10-vjeçare shpërngulet familjarisht në Tiranë, ku mori edhe arsimin e parë. Kreu liceun artistik, Jordan Misja, për pikturë. Studimet e larta i mbaroi në Çeki për operator në vitin 1960.

Saim Kokona

Nga viti 1960, deri në vitin 1991, kur edhe doli në pension, punoi në kinostudion Shqipëria e Re si operator, ku realizoi 30 filma artistikë e po aq filma dokumentarë. Ka punuar me regjisorë të shquar si: Dhimitër Anagnosti, Viktor Gjika, Piro Milkani, Gëzim Erebara, Xhanfise Keko, Rikard Ljarja, Kristaq Dhamo, Hysen Hakani e shumë të tjerë.

Ndër filmat e tij më të suksesshëm janë: Ngadhënjim mbi vdekjen, Ndërgjegjja, Brazda, Beni ecën vetë, Koncert në vitin 1936, Radiostacioni, Njeriu i mirë, Taulanti kërkon një motër, Apasionata, Shpella e piratëve etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›