PD : Qeveria ka dështuar në mënyrë spektakolare me rindërtimin

PD më e madhja e opozitës në Shqipëri këmbëngul se qeveria socialiste e kryeministrit Edi Rama ka dështuar në rindërtimin e vendit pas tërmetiti shkatërrues të 26 nëntorit. Drejtori i kabinetit të PD-së, Dorian Teliti deklaroi sot se “qeveria ka dështuar në mënyrë spektakolare me rindërtimin”. Ai tha se “asnjë video 3D e konferencës për shtyp nuk e fsheh dot gënjeshtrën dhe mashtrimin për banesat e qytetarëve”. “1 vit pas tërmetit, Rama ka ndërtuar gjithsej 48 shtëpi nga 3,389 të dëmtuara, 1.4% e totalit“ ishte bilanci sipas zotit Teliti.
“Në Thumanën e goditur më rëndë nga tërmeti, Rama nuk ka ndërtuar asnjë shtëpi dhe asnjë godinë publike. Treguesi më i drejtpërdrejtë i dështimit me rindërtimin është vendimi i Ramës në shtator për përgjysmimin e financimit në buxhetin 2020 për fondin e rindërtimit akorduar për FSHZH. Që banesat e qytetarëve nuk do të ndërtohen këtë vit e tregon qartësisht heqja e fondeve të parashikuara për rindërtimin nga buxheti i këtij viti”, tha Drejtori i kabinetit të PD-së, Dorian Teliti.