PD Aliolli Rama kundershtar klasik i cdo arritjeje
Lideri i socialisteve eshte armiku me i madh i shqiptareve. Keshtu deklaroi deputetja demokrate Ledina Aliolli ndersa kritikoi qendrimin kreut te PS-se per liberalizimin e vizave apo dhe keqperdorimin e vendimit te BE-se per statusin e vendit kandidat. Publicisti i madh Faik Konica ka thene se armiqte me te medhenj te shqiptareve jane vete shqiptaret - tha dje Aliolli duke shtuar se ky paradoks po merr gjalleri me filozofine e bijve dhe te eterve ne pasardhesit e Byrose famekeqe Politike fantazmat e te cileve po ngjallen ne fytyren e kryetarit socialist Edi Rama dhe bllokmeneve te rinj. Me nje retorike shterpe teresisht antishqiptare ky i ashtuquajtur lider i opozites kerkon qe cdo ore te heqe shkelqimin e kesaj arritjeje madhore per cdo shqiptar pavaresisht bindjeve partiake - tha ajo. Sipas ligjveneses demokrate edhe pse vendimi per vizat ishte unanim ky kundershtar klasik i cdo arritjeje kerkon qe me ambicien e tij per pushtet ta erresoje kete vendim. Ky qendrim i zotit Rama eshte tej kufirit te cinizmit njerezor dhe arriti kulmin kur ai tentoi tu prishe ftesen shqiptareve tu ngrinte buzeqeshjen e enderruar me sarkazmen tipike - tha ajo. Aliolli shtoi me tej se me mungesen e nje pergjigjeje pozitive Rama tentoi te perligjte qendrimin e tij per krizen qe ai ka ngritur si nje keshtjelle rere me pseudo-argumentet e tij politike. Por te nderuar kolege te opozites Evropa nuk i ngaterron ceshtjet dhe vendimet aq me teper ato qe jane historike per nje shtet - tha ajo.