Petro Koci PS nuk i fiton dot zgjedhjet
Ish-deputeti dhe ministri i PS-se Petro Koci kritikon politikat qe po ndjek sot opozita e majte duke bere te qarte se permes tyre PS e ka te veshtire te fitoje zgjedhjet dhe te vije ne pushtet. Petro Koci kryetar i PSV 91 deklaron Ende nuk mund te kthehem ne PS apo te bashkepunoj sepse ne kete parti ka ende mungese organizative. Tek e majta ka shume rendesi se cfare ben Partia Socialiste si parti kryesore ne opozite. Kodi elektoral i Partise Socialiste nuk kishte nje deshire te madhe per demokraci. Me kete rruge qe po ndiqet nga Partia Socialiste nuk fitohen asnjehere zgjedhjet. Per sa i perket ish-kryetarit te PS-se z. Koci shprehet se eshte e papranueshme qe Nano shprehet se nuk ka votuar PS-ne duke demtuar keshtu te majten. Koci u shpreh se tavolina e te majtes eshte e majta dhe jo e majta e perzier me te djathten perfshire dhe Ngjelen apo dhe aktoret e tjere politike te se djathtes te perfshire ne kete organizim. Po dje PSV pershendeti nismen Moisiu-Mejdani per ndryshimin e skemes aktuale kushtetuese. Ndryshimi i Kushtetutes eshte pjese thelbesore e programit politik te PSV-se. Sipas nje njoftimi per shtyp te PSV-se behet e ditur Partia jone do shfrytezoje cdo fuqi te saj per te nxitur pjesemarrje masive popullore me rastin e referendumit te mundshem per kete ceshtje. Kjo nisme behet edhe me e domosdoshme per shkak se ndryshimet kushtetuese te 21 prillit 2008 perbejne shkakun kryesor te krizes se sotme politike ne marredheniet mes institucioneve themelore te shtetit. Kjo iniciative eshte nje shans i madh per opoziten per te korrigjuar gabimet e veta ne marreveshjen PS-PD te 21 prillit 2008. Nga ana tjeter PSV i ben thirrje LSI-se ti bashkohet kesaj nisme meqe ajo ka qene pjese e Komitetit per Mbrojtjen e Kushtetutes dhe per te deshmuar se mbetet parimore per kete ceshtje. PSV gjykon se nismes Moisiu-Meidani duhet ti bashkohen edhe personalitetet kryeministrore te PS-se si Fino Nano apo Majko.