E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, shpërthen gazsjellësi në Homs

SIRI - Gazsjellësi në provincën e Sirisë, Homs, është goditur nga një shpërthim i fuqishëm, ndërsa po vazhdon ofensiva e forcave të regjimit kundër protestuesve antiqeveritarë në këtë rajon.

Ky gazsjellës është qëlluar disa herë para dhe gjatë kryengritjes kundër presidentit Bashar al-Assad. Sulmi i qeverisë në Homs, nga i cili, sipas aktivistëve sirianë, kanë mbetur të vrarë qindra vetë, sot ka hyrë në ditën e 13-të.

Aktivistët thonë se në qytetin qendror Hama, trupat qeveritare po ashtu, i kanë vazhduar sulmet me predha kundër hapësirave të kryengritësve. Këto sulme kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike dhe shërbimet e telekomunikacionit.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›